Sahihu i Buhariut — Hadithi 6685

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Aliu më ka thënë: E kam dëgjuar Abdulaziz ibn Ebu Hazimin, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Usejdi, shoku i Pejgamberit ﷺ, u martua dhe e ftoi Pejgamberin ﷺ në dasmë. Atë ditë, nusja u shërbeu atyre. Sehli (duke rrëfyer ngjarjen) u tha të pranishmëve: “A e dini se çfarë i shërbeu Pejgamberit ﷺ? I shërbeu lëngun e hurmave që kishin qëndruar gjatë tërë natës në ujë deri në mëngjes, në një enë guri.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَلِيٌّ: سَمِعَ عَبْدَ الْعَزِيزِ بْنَ أَبِي حَازِمٍ: أَخْبَرَنِي أَبِي عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ: أَنَّ أَبَا أُسَيْدٍ، صَاحِبَ النَّبِيِّ ﷺ، أَعْرَسَ فَدَعَا النَّبِيَّ ﷺ لِعُرْسِهِ، فَكَانَتِ الْعَرُوسُ خَادِمَهُمْ. فَقَالَ سَهْلٌ لِلْقَوْمِ: هَلْ تَدْرُونَ مَا سَقَتْهُ؟ قَالَ: أَنْقَعَتْ لَهُ تَمْرًا فِي تَوْرٍ مِنَ اللَّيْلِ، حَتَّى أَصْبَحَ عَلَيْهِ فَسَقَتْهُ إِيَّاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6685