{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6688",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6688",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6688",
  "text": "Kutejbe transmeton nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai i tha Umu Sulejmes: “E dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ tek fliste me zë të dobët dhe vërejta se ishte i uritur, andaj a ke ndonjë ushqim?” - Po, - tha ajo. Kështu, ajo nxori disa petulla elbi, nxori një pelerinë, me të cilën mbështolli bukën dhe më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur shkova, Pejgamberin ﷺ e gjeta në xhami me disa burra të tjerë. U ndala te Pejgamberi ﷺ dhe ai më tha: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha të pranishmëve dhe u nisën. Unë zura të eci para tyre derisa arrita tek Ebu Talhai dhe i tregova për këtë. Ebu Talhai tha: “Oj Umu Sulejme! Ka ardhur i Dërguari i Allahut ﷺ me disa njerëz, ndërkohë ne s'kemi me se t'i ushqejmë.” Ajo tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e dinë më së miri.” Ebu Talhai doli ta takojë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të dy së bashku u futën në shtëpi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Urdhëro, oj Umu Sulejme! Na sill çfarë ke!” Ajo solli po të njëjtën bukë. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që ajo bukë të ndahej në copa të vogla, mbi të cilat Umu Sulejme shtrydhi ca yndyrë nga një shakull. Më pas, Pejgamberi ﷺ tha disa fjalë sipër ushqimit, aq sa deshi Allahu, dhe tha: “Jepu leje dhjetë personave (të hyjnë brenda) !” Ata u futën brenda, hëngrën derisa u ngopën dhe dolën. Pastaj, sërish Pejgamberi ﷺ tha: “Jepu leje dhjetë personave të tjerë (të hyjnë) !” Ata u futën brenda dhe kështu të gjithë hëngrën derisa u ngopën. Ata ishin rreth shtatëdhjetë-tetëdhjetë persona.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betimet dhe zotimet",
    "position": 83,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/83/betimet-dhe-zotimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6688",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ عَنْ مَالِكٍ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: قَالَ أَبُو طَلْحَةَ لأُمِّ سُلَيْمٍ: لَقَدْ سَمِعْتُ صَوْتَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ضَعِيفًا أَعْرِفُ فِيهِ الْجُوعَ، فَهَلْ عِنْدَكِ مِنْ شَىْءٍ؟ فَقَالَتْ: نَعَمْ. فَأَخْرَجَتْ أَقْرَاصًا مِنْ شَعِيرٍ، ثُمَّ أَخَذَتْ خِمَارًا لَهَا، فَلَفَّتِ الْخُبْزَ بِبَعْضِهِ، ثُمَّ أَرْسَلَتْنِي إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَذَهَبْتُ فَوَجَدْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ وَمَعَهُ النَّاسُ. فَقُمْتُ عَلَيْهِ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَرْسَلَكَ أَبُو طَلْحَةَ؟\" فَقُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِمَنْ مَعَهُ: \"قُومُوا\". فَانْطَلَقُوا، وَانْطَلَقْتُ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ حَتَّى جِئْتُ أَبَا طَلْحَةَ فَأَخْبَرْتُهُ. فَقَالَ أَبُو طَلْحَةَ: يَا أُمَّ سُلَيْمٍ، قَدْ جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ [والنَّاسُ]، وَلَيْسَ عِنْدَنَا مِنَ الطَّعَامِ مَا نُطْعِمُهُمْ. فَقَالَتْ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَانْطَلَقَ أَبُو طَلْحَةَ حَتَّى لَقِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَأَقْبَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو طَلْحَةَ مَعَهُ حَتَّى دَخَلاَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَلُمِّي يَا أُمَّ سُلَيْمٍ مَا عِنْدَكِ!\" فَأَتَتْ بِذَلِكَ الْخُبْزِ. قَالَ: فَأَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِذَلِكَ الْخُبْزِ فَفُتَّ، وَعَصَرَتْ أُمُّ سُلَيْمٍ عُكَّةً لَهَا فَأَدَمَتْهُ، ثُمَّ قَالَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَقُولَ، ثُمَّ قَالَ: \"ائْذَنْ لِعَشَرَةٍ!\" فَأَذِنَ لَهُمْ، فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا، ثُمَّ خَرَجُوا. ثُمَّ قَالَ: \"ائْذَنْ لِعَشَرَةٍ!\" فَأَذِنَ لَهُمْ، فَأَكَلَ الْقَوْمُ كُلُّهُمْ وَشَبِعُوا. وَالْقَوْمُ سَبْعُونَ، أَوْ ثَمَانُونَ، رَجُلاً.",
    "albanian": "Kutejbe transmeton nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai i tha Umu Sulejmes: “E dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ tek fliste me zë të dobët dhe vërejta se ishte i uritur, andaj a ke ndonjë ushqim?” - Po, - tha ajo. Kështu, ajo nxori disa petulla elbi, nxori një pelerinë, me të cilën mbështolli bukën dhe më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur shkova, Pejgamberin ﷺ e gjeta në xhami me disa burra të tjerë. U ndala te Pejgamberi ﷺ dhe ai më tha: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha të pranishmëve dhe u nisën. Unë zura të eci para tyre derisa arrita tek Ebu Talhai dhe i tregova për këtë. Ebu Talhai tha: “Oj Umu Sulejme! Ka ardhur i Dërguari i Allahut ﷺ me disa njerëz, ndërkohë ne s'kemi me se t'i ushqejmë.” Ajo tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e dinë më së miri.” Ebu Talhai doli ta takojë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të dy së bashku u futën në shtëpi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Urdhëro, oj Umu Sulejme! Na sill çfarë ke!” Ajo solli po të njëjtën bukë. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që ajo bukë të ndahej në copa të vogla, mbi të cilat Umu Sulejme shtrydhi ca yndyrë nga një shakull. Më pas, Pejgamberi ﷺ tha disa fjalë sipër ushqimit, aq sa deshi Allahu, dhe tha: “Jepu leje dhjetë personave (të hyjnë brenda) !” Ata u futën brenda, hëngrën derisa u ngopën dhe dolën. Pastaj, sërish Pejgamberi ﷺ tha: “Jepu leje dhjetë personave të tjerë (të hyjnë) !” Ata u futën brenda dhe kështu të gjithë hëngrën derisa u ngopën. Ata ishin rreth shtatëdhjetë-tetëdhjetë persona.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6688.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6688.json"
  }
}