Sahihu i Buhariut — Hadithi 6690

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Kab ibn Malik Ensariu

Shqip

Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kab ibn Malikut, i cili ishte udhërrëfyes i Kabit prej fëmijëve të tij, pasi që u verbua nga sytë, se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve që mbetën prapa...”, (Teube, 118) ka thënë: “Në shenjë të pendimit tim, dua ta lë pasurinë time vakëf për Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Mbaj një pjesë të pasurisë për vete, se kështu është më mirë për ty.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ كَعْبِ بْنِ مَالِكٍ، - وَكَانَ قَائِدَ كَعْبٍ مِنْ بَنِيهِ حِينَ عَمِيَ - قَالَ: سَمِعْتُ كَعْبَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ فِي حَدِيثِهِ: ﴿وََعَلَى الثَّلاَثَةِ الَّذِينَ خُلِّفُوا...﴾ َ[التوبة: ١١٨] فَقَالَ فِي آخِرِ حَدِيثِهِ: إِنَّ مِنْ تَوْبَتِي أَنْ أَنْخَلِعَ مِنْ مَالِي صَدَقَةً إِلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمْسِكْ عَلَيْكَ بَعْضَ مَالِكَ فَهْوَ خَيْرٌ لَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6690