Sahihu i Buhariut — Hadithi 6693

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Mensuri, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Murra se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar zotimin dhe ka thënë: “Ai nuk ndryshon asgjë (nga caktimi) , porse nëpërmjet tij nxirret diçka prej koprracit (lëmoshë a diçka e tillë) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ عَنْ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُرَّةَ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ قَالَ: نَهَى النَّبِيُّ ﷺ عَنِ النَّذْرِ وَقَالَ: "إِنَّهُ لاَ يَرُدُّ شَيْئًا، وَلَكِنَّهُ يُسْتَخْرَجُ بِهِ مِنَ الْبَخِيلِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6693