Sahihu i Buhariut — Hadithi 6704

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte, pa një burrë tek qëndronte në këmbë. Pyeti për të dhe i thanë se ai është Ebu Israili, është zotuar se do të qëndrojë në këmbë e të mos ulet, të mos hyjë nën hije, të mos flasë e, ndërkohë, të agjërojë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Thuaji le të flasë, le të hyjë nën hije, le të ulet dhe le ta vazhdojë agjërimin.” Abdulvehabi ka thënë: “Na ka treguar Ejubi nga Ikrime, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: بَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ يَخْطُبُ، إِذَا هُوَ بِرَجُلٍ قَائِمٍ، فَسَأَلَ عَنْهُ فَقَالُوا: أَبُو إِسْرَائِيلَ، نَذَرَ أَنْ يَقُومَ وَلاَ يَقْعُدَ، وَلاَ يَسْتَظِلَّ وَلاَ يَتَكَلَّمَ، وَيَصُومَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مُرْهُ فَلْيَتَكَلَّمْ وَلْيَسْتَظِلَّ وَلْيَقْعُدْ وَلْيُتِمَّ صَوْمَهُ". قَالَ عَبْدُ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ عَنْ عِكْرِمَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6704