Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Junusi se Zijad ibn Xhubejri tregon: “Teksa po rrija me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), një njeri pyeti: “Jam zotuar të agjëroj çdo të martë ose të mërkurë, gjatë tërë jetës, porse kjo ditë më qëlloi dita e Bajramit të Kurbanit.” - Allahu na ka urdhëruar ta përmbushim zotimin, e, në anën tjetër, jemi ndaluar ta agjërojmë ditën e Bajramit të Kurbanit, - iu përgjigj Ibn Omeri. Ai pyeti sërish dhe Ibn Omeri sërish iu përgjigj njëjtë, pa shtuar gjë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ عَنْ يُونُسَ، عَنْ زِيَادِ بْنِ جُبَيْرٍ قَالَ: كُنْتُ مَعَ ابْنِ عُمَرَ فَسَأَلَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: نَذَرْتُ أَنْ أَصُومَ كُلَّ يَوْمِ ثَلاَثَاءَ أَوْ أَرْبِعَاءَ مَا عِشْتُ، فَوَافَقْتُ هَذَا الْيَوْمَ يَوْمَ النَّحْرِ. فَقَالَ: أَمَرَ اللَّهُ بِوَفَاءِ النَّذْرِ، وَنُهِينَا أَنْ نَصُومَ يَوْمَ النَّحْرِ. فَأَعَادَ عَلَيْهِ فَقَالَ: مِثْلَهُ، لاَ يَزِيدُ عَلَيْهِ.