{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6707",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6707",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6707",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Thevr ibn Zejd Diliu, e ky nga Ebu Gajthi, i çrobëruari i Ibn Mutiut, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam me të Dërguarin e Allahut ﷺ Ditën e Hajberit (për të luftuar), ku, për plaçkë, nuk fituam as ar e as argjend, por pasuri, rroba dhe gjësende. Një pjesëtar i fisit benu dubejb, që quhej Rifa'a ibn Zejdi, i dhuroi të Dërguarit të Allahut ﷺ një rob, që quhej Midam. I Dërguari i Allahut ﷺ u drejtua nga lugina Kura dhe, me të arritur aty, teksa Midami po rregullonte shalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i erdhi një shigjetë qorre dhe e vrau. Dikush tha: “E gëzoftë Xhenetin!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Assesi! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se rroba të cilën e pati marrë nga plaçka e pashpërndarë e Hajberit do t'ia ndezë Zjarrin.” Me të dëgjuar këtë, një njeri vajti me një, - ose ka thënë: me dy, - rripa nallanesh te Pejgamberi ﷺ, i cili në atë rast i tha: “Një, - ose ka thënë: dy, - rripa prej Zjarri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Betimet dhe zotimet",
    "position": 83,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/83/betimet-dhe-zotimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6707",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ عَنْ ثَوْرِ بْنِ زَيْدٍ الدِّيلِيِّ، عَنْ أَبِي الْغَيْثِ مَوْلَى ابْنِ مُطِيعٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ خَيْبَرَ فَلَمْ نَغْنَمْ ذَهَبًا وَلاَ فِضَّةً، إِلاَّ الأَمْوَالَ الْمَتَاعَ وَالثِّيَابَ، فَأَهْدَى رَجُلٌ مِنْ بَنِي الضُّبَيْبِ، يُقَالُ لَهُ رِفَاعَةُ بْنُ زَيْدٍ، لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ غُلاَمًا يُقَالُ لَهُ مِدْعَمٌ، فَوَجَّهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى وَادِي الْقُرَى حَتَّى إِذَا كَانَ بِوَادِي الْقُرَى، بَيْنَمَا مِدْعَمٌ يَحُطُّ رَحْلاً لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ، إِذَا سَهْمٌ عَائِرٌ فَقَتَلَهُ. فَقَالَ النَّاسُ هَنِيئًا لَهُ الْجَنَّةُ! فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"كَلاَّ وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، إِنَّ الشَّمْلَةَ الَّتِي أَخَذَهَا يَوْمَ خَيْبَرَ مِنَ الْمَغَانِمِ، لَمْ تُصِبْهَا الْمَقَاسِمُ، لَتَشْتَعِلُ عَلَيْهِ نَارًا\". فَلَمَّا سَمِعَ ذَلِكَ النَّاسُ، جَاءَ رَجُلٌ بِشِرَاكٍ أَوْ شِرَاكَيْنِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: \"شِرَاكٌ مِنْ نَارٍ، أَوْ: شِرَاكَانِ مِنْ نَارٍ\".",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Thevr ibn Zejd Diliu, e ky nga Ebu Gajthi, i çrobëruari i Ibn Mutiut, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam me të Dërguarin e Allahut ﷺ Ditën e Hajberit (për të luftuar), ku, për plaçkë, nuk fituam as ar e as argjend, por pasuri, rroba dhe gjësende. Një pjesëtar i fisit benu dubejb, që quhej Rifa'a ibn Zejdi, i dhuroi të Dërguarit të Allahut ﷺ një rob, që quhej Midam. I Dërguari i Allahut ﷺ u drejtua nga lugina Kura dhe, me të arritur aty, teksa Midami po rregullonte shalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i erdhi një shigjetë qorre dhe e vrau. Dikush tha: “E gëzoftë Xhenetin!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Assesi! Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se rroba të cilën e pati marrë nga plaçka e pashpërndarë e Hajberit do t'ia ndezë Zjarrin.” Me të dëgjuar këtë, një njeri vajti me një, - ose ka thënë: me dy, - rripa nallanesh te Pejgamberi ﷺ, i cili në atë rast i tha: “Një, - ose ka thënë: dy, - rripa prej Zjarri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6707.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6707.json"
  }
}