Sahihu i Buhariut — Hadithi 6713

Shpagimi i betimit të pambajtur · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Mundhir ibn Velid Xhuvejriu na ka thënë: Na ka treguar Selm Ebu Kutejbe, e këtij i ka treguar Maliku se Nafiu tregon: “Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e jepte zekatin e fitrit me mud të Pejgamberit ﷺ, ashtu siç ka qenë në fillim, e edhe për shpagim të betimit e përdorte mudin e Pejgamberit ﷺ.” Ebu Kutejbe tregon: “Maliku na ka thënë: “Mudi ynë është më i madh (në bereqet) se mudi juaj, ndërsa ne konsiderojmë se vetëm mudi i Pejgamberit ﷺ ka vlerë.” Po ashtu, Maliku më ka thënë: “Nëse ju vjen një udhëheqës dhe ju cakton një mud më të vogël se mudi i Pejgamberit ﷺ, cilin do ta përdornit?” - Do ta përdornim mudin e Pejgamberit ﷺ, - tha Ebu Kutejbe. - E sheh? Çështja sërish kthehet te mudi i Pejgamberit ﷺ, - tha Maliku.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُنْذِرُ بْنُ الْوَلِيدِ الْجَارُودِيُّ: حَدَّثَنَا أَبُو قُتَيْبَةَ - وَهُوَ سَلْمٌ -: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ قَالَ: كَانَ ابْنُ عُمَرَ يُعْطِي زَكَاةَ رَمَضَانَ بِمُدِّ النَّبِيِّ ﷺ الْمُدِّ الأَوَّلِ، وَفِي كَفَّارَةِ الْيَمِينِ بِمُدِّ النَّبِيِّ ﷺ. قَالَ أَبُو قُتَيْبَةَ: قَالَ لَنَا مَالِكٌ: مُدُّنَا أَعْظَمُ مِنْ مُدِّكُمْ وَلاَ نَرَى الْفَضْلَ إِلاَّ فِي مُدِّ النَّبِيِّ ﷺ. وَقَالَ لِي مَالِكٌ: لَوْ جَاءَكُمْ أَمِيرٌ فَضَرَبَ مُدًّا أَصْغَرَ مِنْ مُدِّ النَّبِيِّ ﷺ بِأَىِّ شَىْءٍ كُنْتُمْ تُعْطُونَ؟ قُلْتُ: كُنَّا نُعْطِي بِمُدِّ النَّبِيِّ ﷺ. قَالَ: أَفَلاَ تَرَى؟ أَنَّ الأَمْرَ إِنَّمَا يَعُودُ إِلَى مُدِّ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6713