Sahihu i Buhariut — Hadithi 6720

Shpagimi i betimit të pambajtur · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Hisham ibn Huxhejri, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë, Sulejmani ﷺ tha: “Sonte do të bëj marrëdhënie me nëntëdhjetë gra, që secila të më lindë nga një djalë që do të luftojë në rrugën e Allahut. Shoku i tij (meleku) i tha: “Thuaj “inshallah” (vetëm nëse Allahu do). Por, ai harroi. Ai bëri marrëdhënie me të gjitha, por asnjëra prej tyre nuk lindi fëmijë, përveç njërës, e cila lindi një njeri gjysmak. Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të kishte thënë “inshallah”, nuk do të dështonte dhe do të ishte më afër t'i plotësohej dëshira.” Murrai tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta bënte përjashtimin (të thoshte “inshallah") .” Ebu Zinadi na ka transmetuar nga Arexhi hadithin e njëjtë me të Ebu Hurejrës.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ حُجَيْرٍ، عَنْ طَاوُسٍ: سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ سُلَيْمَانُ: لأَطُوفَنَّ اللَّيْلَةَ عَلَى تِسْعِينَ امْرَأَةً، كُلٌّ تَلِدُ غُلاَمًا يُقَاتِلُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ. فَقَالَ لَهُ صَاحِبُهُ - قَالَ سُفْيَانُ: يَعْنِي الْمَلَكَ -: قُلْ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ. فَنَسِيَ، فَطَافَ بِهِنَّ، فَلَمْ تَأْتِ امْرَأَةٌ مِنْهُنَّ بِوَلَدٍ، إِلاَّ وَاحِدَةٌ بِشِقِّ غُلاَمٍ. فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ يَرْوِيهِ: قَالَ: "لَوْ قَالَ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ، لَمْ يَحْنَثْ وَكَانَ دَرَكًا فِي حَاجَتِهِ". وَقَالَ مَرَّةً: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوِ اسْتَثْنَى". وَحَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ عَنِ الأَعْرَجِ مِثْلَ حَدِيثِ أَبِي هُرَيْرَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6720