Ali ibn Huxhri na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e ky nga Ejubi, e ky nga Kasim Tejmiu se Zehdem Xhermiu tregon: “Mes nesh dhe një lagjeje të fisit xherm kishte vëllazëri dhe mirësi. Kështu, teksa po rrinim tek Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sollën ca ushqime, ndër të cilat kishte edhe mish pule. Në mesin tonë ishte edhe një pjesëtar i fisit tejmullah, i racës së kuqe 1 , sikur të ishte rob, i cili nuk u afrua fare (tek ushqimi).” Ebu Musai i tha: “Afrohu, sepse e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke ngrënë prej këtyre ushqimeve!” Ai ia ktheu: “Por, unë e kam parë pulën të hajë diçka që më ka bërë të neveritem, andaj jam betuar se s'do të ha më pulë.” Atëherë Ebu Musai iu drejtua: “Eja të të tregoj diçka (për betimin tënd). Njëherë, patëm shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ bashkë me një grup të fisit eshari, që t'i kërkojmë kafshë bartëse (për luftë), teksa ai po i ndante devetë e sadakasë, - Ejubi thotë: “Mendoj se ka thënë: “... kur ai ishte i zemëruar. Pejgamberi ﷺ na tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr, por as kam me se ju bart.” Mirëpo, pasi u kthyem, të Dërguarit të Allahut ﷺ i erdhi një tufë devesh (nga plaçka e luftës), andaj pyeti: “Ku janë esharinjtë? Ku janë esharinjtë?” Si rrjedhojë, ne u kthyem dhe ai dha urdhër të na jepen pesë deve gungëbardha (të majme). Nuk shkuam shumë larg dhe u thashë shokëve: “Ne shkuam tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i kërkuam të na japë kafshë bartëse, por ai u betua se s'do të na japë, mirëpo na thirri prapë dhe na dha. Pejgamberi ﷺ e harroi betimin! Betohem në Allahun se, nëse e shpërfillim betimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, kurrë nuk do të shpëtojmë. Andaj, të kthehemi tek ai dhe t'ia kujtojmë betimin.” Kështu, u kthyem dhe i thamë: “O i Dërguari i Allahut, ne erdhëm te ti dhe kërkuam të na japësh kafshë bartëse, ndërsa ti u betove se s'do të na japësh, por, pastaj na dhe, andaj menduam se e ke harruar betimin. Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Vazhdoni, sepse Allahu jua ka mundësuar të vini. Betohem në Allahun se, me lejen e Tij, sa herë që betohem për diçka, ndërkohë kuptoj se ka një zgjidhje më të mirë, veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.” Transmetimin e Ismail ibn Ibrahimit e fuqizon Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe dhe Kasim ibn Asim Kulejbiu. Kutejbe na ka thënë: “Këtë na ka treguar Abdulvehabi nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe dhe Kasim Tejmiu, e këta nga Zehdemi. Ebu Mameri na ka thënë: “Këtë na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi nga Kasimi, e ky nga Zehdemi.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ حُجْرٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنِ الْقَاسِمِ التَّمِيمِيِّ، عَنْ زَهْدَمٍ الْجَرْمِيِّ قَالَ: كُنَّا عِنْدَ أَبِي مُوسَى وَكَانَ بَيْنَنَا وَبَيْنَ هَذَا الْحَىِّ مِنْ جَرْمٍ إِخَاءٌ وَمَعْرُوفٌ - قَالَ: فَقُدِّمَ طَعَامٌ قَالَ: وَقُدِّمَ فِي طَعَامِهِ لَحْمُ دَجَاجٍ قَالَ: وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ مِنْ بَنِي تَيْمِ اللَّهِ - أَحْمَرُ كَأَنَّهُ مَوْلًى - قَالَ: فَلَمْ يَدْنُ فَقَالَ لَهُ أَبُو مُوسَى: ادْنُ، فَإِنِّي قَدْ رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَأْكُلُ مِنْهُ. قَالَ: إِنِّي رَأَيْتُهُ يَأْكُلُ شَيْئًا قَذِرْتُهُ، فَحَلَفْتُ أَنْ لاَ أَطْعَمَهُ أَبَدًا. فَقَالَ: ادْنُ أُخْبِرْكَ عَنْ ذَلِكَ، أَتَيْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي رَهْطٍ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ أَسْتَحْمِلُهُ، وَهُوَ يُقْسِمُ نَعَمًا مِنْ نَعَمِ الصَّدَقَةِ. - قَالَ أَيُّوبُ: أَحْسِبُهُ قَالَ: وَهُوَ غَضْبَانُ ـ. قَالَ: "وَاللَّهِ لاَ أَحْمِلُكُمْ، وَمَا عِنْدِي مَا أَحْمِلُكُمْ". قَالَ: فَانْطَلَقْنَا فَأُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِنَهْبِ إِبِلٍ، فَقِيلَ: "أَيْنَ هَؤُلاَءِ الأَشْعَرِيُّونَ؟ أَيْنَ هَؤُلاَءِ الأَشْعَرِيُّونَ؟". فَأَتَيْنَا فَأَمَرَ لَنَا بِخَمْسِ ذَوْدٍ غُرِّ الذُّرَى قَالَ: فَانْدَفَعْنَا فَقُلْتُ لأَصْحَابِي: أَتَيْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَسْتَحْمِلُهُ، فَحَلَفَ أَنْ لاَ يَحْمِلَنَا، ثُمَّ أَرْسَلَ إِلَيْنَا فَحَمَلَنَا، نَسِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمِينَهُ؟ وَاللَّهِ لَئِنْ تَغَفَّلْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَمِينَهُ لاَ نُفْلِحُ أَبَدًا، ارْجِعُوا بِنَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلْنُذَكِّرْهُ يَمِينَهُ. فَرَجَعْنَا فَقُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ أَتَيْنَاكَ نَسْتَحْمِلُكَ، فَحَلَفْتَ أَنْ لاَ تَحْمِلَنَا ثُمَّ حَمَلْتَنَا فَظَنَنَّا - أَوْ فَعَرَفْنَا - أَنَّكَ نَسِيتَ يَمِينَكَ. قَالَ: "انْطَلِقُوا، فَإِنَّمَا حَمَلَكُمُ اللَّهُ، إِنِّي وَاللَّهِ إِنْ شَاءَ اللَّهُ لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ، فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا، إِلاَّ أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ وَتَحَلَّلْتُهَا". تَابَعَهُ حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ عَنْ أَيُّوبَ عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ وَالْقَاسِمِ بْنِ عَاصِمٍ الْكُلَيْبِيِّ. حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، وَالْقَاسِمِ التَّمِيمِيِّ عَنْ زَهْدَمٍ، بِهَذَا. حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ زَهْدَمٍ، بِهَذَا.