Muhamed ibn Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omer ibn Farisi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Avniu, e ky nga Haseni se Abdurrahman ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos e kërko udhëheqjen se, po t'u dha pa e kërkuar, do të ndihmohesh, e, nëse të jepet si shkak i kërkesës sate, atëhere do të jesh përgjegjës për të. Nëse betohesh për diçka, pastaj sheh një zgjidhje më të mirë, atëherë punoje atë që është më e mirë dhe shpaguaje betimin e bërë.” Transmetimin e Othman ibn Omer ibn Farisit e ka fuqizuar Esh'heli nga Ibn Avniu. Po ashtu, transmetimin e fuqizojnë edhe Junusi, Simak ibn Atije, Simak ibn Harbi, Humejdi, Katadja, Mensuri, Hishami dhe Rebia.
حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ عُمَرَ بْنِ فَارِسٍ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ سَمُرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَسْأَلِ الإِمَارَةَ، فَإِنَّكَ إِنْ أُعْطِيتَهَا عَنْ غَيْرِ مَسْأَلَةٍ أُعِنْتَ عَلَيْهَا، وَإِنْ أُعْطِيتَهَا عَنْ مَسْأَلَةٍ وُكِلْتَ إِلَيْهَا، وَإِذَا حَلَفْتَ عَلَى يَمِينٍ فَرَأَيْتَ غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا، فَأْتِ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ، وَكَفِّرْ عَنْ يَمِينِكَ". تَابَعَهُ أَشْهَلُ عَنِ ابْنِ عَوْنٍ. وَتَابَعَهُ يُونُسُ وَسِمَاكُ بْنُ عَطِيَّةَ وَسِمَاكُ بْنُ حَرْبٍ وَحُمَيْدٌ وَقَتَادَةُ وَمَنْصُورٌ وَهِشَامٌ وَالرَّبِيعُ.