{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6733",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6733",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6733",
  "text": "Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasi se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më vizitoi në Mekë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që më solli në prag të vdekjes, e në atë rast i thashë: - O i Dërguari i Allahut, unë kam shumë pasuri, ndërkohë trashëgimtare kam vetëm një vajzë, a t'i jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime? - “Jo”, - tha ai. - Gjysmën? - e pyeta. - “Jo.” - Një të tretën? - “Edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë e t'u lypin njerëzve. Për çdo lëmoshë që jep, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate”, - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, a do të mbetem (në Mekë) pas hixhretit tim (e nuk do të kthehem në Medinë)? - i thashë. - “Nuk ndodh të jetosh më gjatë, të punosh vepër të mirë duke kërkuar shpërblimin e Allahut e të të mos shtohet (për të) një gradë dhe lartësim. Mbase do të jetosh pas meje, aq sa dikush (nga miqtë) do të përfitojë nga ti, e dikush (nga armiqtë) do të dëmtohet prej teje. Sa i pafat që është Sad ibn Havle!” - tha Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ e qante Sad ibn Havlen, ngaqë pati vdekur në Mekë (atyre nuk u pëlqente të vdisnin aty pasi kishin bërë hixhret ). Sufjani ka thënë: “Sad ibn Havle ishte një burrë nga fisi i Amër ibn Luejit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Trashëgimia",
    "position": 85,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/85/trashegimia"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6733",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sad ibn Ebu Vekasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، [قَالَ]: أَخْبَرَنِي عَامِرُ بْنُ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: مَرِضْتُ بِمَكَّةَ مَرَضًا، فَأَشْفَيْتُ مِنْهُ عَلَى الْمَوْتِ، فَأَتَانِي النَّبِيُّ ﷺ يَعُودُنِي فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ لِي مَالاً كَثِيرًا، وَلَيْسَ يَرِثُنِي إِلاَّ ابْنَتِي، أَفَأَتَصَدَّقُ بِثُلُثَىْ مَالِي؟ قَالَ: \"لاَ\". قَالَ: قُلْتُ: فَالشَّطْرُ؟ قَالَ: \"لاَ\". قُلْتُ: الثُّلُثُ؟ قَالَ: \"الثُّلُثُ كَبِيرٌ إِنَّكَ، إِنْ تَرَكْتَ وَلَدَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَتْرُكَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ، وَإِنَّكَ لَنْ تُنْفِقَ نَفَقَةً إِلاَّ أُجِرْتَ عَلَيْهَا، حَتَّى اللُّقْمَةَ تَرْفَعُهَا إِلَى فِي امْرَأَتِكَ\". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَأُخَلَّفُ عَنْ هِجْرَتِي؟ فَقَالَ: \"لَنْ تُخَلَّفَ بَعْدِي فَتَعْمَلَ عَمَلاً تُرِيدُ بِهِ وَجْهَ اللَّهِ، إِلاَّ ازْدَدْتَ بِهِ رِفْعَةً وَدَرَجَةً، وَلَعَلَّ أَنْ تُخَلَّفَ بَعْدِي حَتَّى يَنْتَفِعَ بِكَ أَقْوَامٌ وَيُضَرَّ بِكَ آخَرُونَ، لَكِنِ الْبَائِسُ سَعْدُ ابْنُ خَوْلَةَ\" يَرْثِي لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ مَاتَ بِمَكَّةَ . قَالَ سُفْيَانُ: وَسَعْدُ بْنُ خَوْلَةَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي عَامِرِ بْنِ لُؤَىٍّ.",
    "albanian": "Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasi se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më vizitoi në Mekë, për shkak të një sëmundjeje të rëndë që më solli në prag të vdekjes, e në atë rast i thashë: - O i Dërguari i Allahut, unë kam shumë pasuri, ndërkohë trashëgimtare kam vetëm një vajzë, a t'i jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime? - “Jo”, - tha ai. - Gjysmën? - e pyeta. - “Jo.” - Një të tretën? - “Edhe një e treta është shumë. T'i lësh pasardhësit e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë e t'u lypin njerëzve. Për çdo lëmoshë që jep, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate”, - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, a do të mbetem (në Mekë) pas hixhretit tim (e nuk do të kthehem në Medinë)? - i thashë. - “Nuk ndodh të jetosh më gjatë, të punosh vepër të mirë duke kërkuar shpërblimin e Allahut e të të mos shtohet (për të) një gradë dhe lartësim. Mbase do të jetosh pas meje, aq sa dikush (nga miqtë) do të përfitojë nga ti, e dikush (nga armiqtë) do të dëmtohet prej teje. Sa i pafat që është Sad ibn Havle!” - tha Pejgamberi ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ e qante Sad ibn Havlen, ngaqë pati vdekur në Mekë (atyre nuk u pëlqente të vdisnin aty pasi kishin bërë hixhret ). Sufjani ka thënë: “Sad ibn Havle ishte një burrë nga fisi i Amër ibn Luejit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6733.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6733.json"
  }
}