Sahihu i Buhariut — Hadithi 6741

Trashëgimia · Transmetuesi: Muadh ibn Xhebeli

Shqip

Bishr ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi se Esved ibn Jezidi tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, Muadh ibn Xhebeli (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) gjykoi se vajzës i takon gjysma dhe motrës gjysma (e mbetur).” Në vijim Sulejmani tha: “Gjykoi mes nesh, por nuk e përmendi fare shtojcën: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ قَالَ: قَضَى فِينَا مُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ النِّصْفُ لِلاِبْنَةِ وَالنِّصْفُ لِلأُخْتِ. ثُمَّ قَالَ سُلَيْمَانُ: قَضَى فِينَا. وَلَمْ يَذْكُرْ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6741