Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “Doja ta blija Berirën, kështu që Pejgamberi ﷺ më tha: “Blije (dhe liroje) , sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Berirës i ishte dhënë një dele (sadaka). Kështu, Pejgamberi ﷺ tha: “Për të është sadaka, kurse për ne është dhuratë.” Hakemi ka thënë: “Burri i saj ishte i lirë.” Ndërkaq, fjala e Hakemit është mursel (ka shkëputje). Ibn Abasi ka thënë: “E kam parë atë teksa ishte rob.”
حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الْحَكَمِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتِ: اشْتَرَيْتُ بَرِيرَةَ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اشْتَرِيهَا، فَإِنَّ الْوَلاَءَ لِمَنْ أَعْتَقَ". وَأُهْدِيَ لَهَا شَاةٌ فَقَالَ: "هُوَ لَهَا صَدَقَةٌ، وَلَنَا هَدِيَّةٌ ". قَالَ الْحَكَمُ: وَكَانَ زَوْجُهَا حُرًّا، وَقَوْلُ الْحَكَمِ مُرْسَلٌ. وَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: رَأَيْتُهُ عَبْدًا.