Sahihu i Buhariut — Hadithi 6754

Trashëgimia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi se Esvedi rrëfen: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e bleu Berirën për ta liruar, por pronarët e saj ia kushtëzuan meritën e çrobërimit të saj.” Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, unë e bleva Berirën për ta liruar, por pronarët e saj po më kushtëzojnë meritën e çrobërimit të saj.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që i jep paratë”, - ose ka thënë: “atij që e jep çmimin.” Rrjedhimisht, ajo e bleu dhe e liroi. Më pas, asaj iu mundësua të zgjidhte nëse donte apo s'donte të qëndronte edhe më tej me burrin e saj. Ajo zgjodhi të ndahej prej tij dhe tha: “Edhe sikur të ma jepte këtë e atë, nuk do të qëndroja me të.” Esvedi ka thënë: “Burri i saj ka qenë i lirë. Mirëpo fjala e Esvedit është e shkëputur, ndërsa fjala e Ibn Abasit: “E kam parë atë si rob”, është më e saktë.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - اشْتَرَتْ بَرِيرَةَ، لِتُعْتِقَهَا، وَاشْتَرَطَ أَهْلُهَا وَلاَءَهَا. فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي اشْتَرَيْتُ بَرِيرَةَ لأُعْتِقَهَا، وَإِنَّ أَهْلَهَا يَشْتَرِطُونَ وَلاَءَهَا. فَقَالَ: "أَعْتِقِيهَا فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". أَوْ قَالَ: "أَعْطَى الثَّمَنَ". قَالَ: فَاشْتَرَتْهَا فَأَعْتَقَتْهَا. قَالَ: وَخُيِّرَتْ فَاخْتَارَتْ نَفْسَهَا وَقَالَتْ: لَوْ أُعْطِيتُ كَذَا وَكَذَا مَا كُنْتُ مَعَهُ. قَالَ الأَسْوَدُ: وَكَانَ زَوْجُهَا حُرًّا. قَوْلُ الأَسْوَدِ مُنْقَطِعٌ، وَقَوْلُ ابْنِ عَبَّاسٍ رَأَيْتُهُ عَبْدًا. أَصَحُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6754