Sahihu i Buhariut — Hadithi 6765

Trashëgimia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sad ibn Ebu Vekasi u grind me Abd ibn Zemën për një fëmijë. Sadi thoshte: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, Utbe ibn Ebu Vekasit! Ai vetë më ka porositur se ky është i biri i vet. A nuk po e vëren ngjashmërinë me të? - Është vëllai im, o i Dërguari i Allahut, ka lindur në shtratin e babait tim nga robëresha e tij! - thoshte Abd ibn Zema. I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi dhe, ndonëse e pa qartë ngjashmërinë me Utben, tha: “Është yti, o Abd ibn Zema! Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë. Mbulohu prej tij, oj Sevdë bint Zema!” Ai kurrë më nuk e ka parë Sevdën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا قَالَتِ: اخْتَصَمَ سَعْدُ بْنُ أَبِي وَقَّاصٍ وَعَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ فِي غُلاَمٍ فَقَالَ سَعْدٌ: هَذَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، ابْنُ أَخِي عُتْبَةَ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ عَهِدَ إِلَىَّ أَنَّهُ ابْنُهُ، انْظُرْ إِلَى شَبَهِهِ. وَقَالَ عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ: هَذَا أَخِي يَا رَسُولَ اللَّهِ، وُلِدَ عَلَى فِرَاشِ أَبِي مِنْ وَلِيدَتِهِ. فَنَظَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى شَبَهِهِ فَرَأَى شَبَهًا بَيِّنًا بِعُتْبَةَ فَقَالَ: "هُوَ لَكَ يَا عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ ، الْوَلَدُ لِلْفِرَاشِ وَلِلْعَاهِرِ الْحَجَرُ، وَاحْتَجِبِي مِنْهُ يَا سَوْدَةُ بِنْتَ زَمْعَةَ". قَالَتْ: فَلَمْ يَرَ سَوْدَةَ قَطُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6765