Sahihu i Buhariut — Hadithi 6769

Trashëgimia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy gra kishin nga një djalë. Papritmas, një ujk erdhi dhe e rrëmbeu fëmijën e njërës. Tjetra i tha: “E rrëmbeu birin tënd!” E para ia ktheu: “Jo, e rrëmbeu tëndin!” Kështu, vendosën të gjykohen te Davudi, i cili gjykoi në favor të së madhes. Pastaj shkuan edhe te Sulejmani, i biri i Davudit ﷺ, dhe ia treguan ngjarjen. Ai tha: “Më sillni një thikë, që t'jua ndaj përgjysmë (djalin) .” E vogla reagoi me të shpejtë dhe tha: “Mos e bëj, Allahu të mëshiroftë! Fëmija është i saji.” Kështu, Sulejmani gjykoi se fëmija ishte i së voglës.” Ebu Hurejra ka thënë: “Për Allahun, kurrë më herët nuk e kam dëgjuar fjalën “sikin” (thikë), sepse thikës ne i thoshim vetëm “mudje”.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، [قَالَ]: حَدَّثَنَا أَبُو الزِّنَادِ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "كَانَتِ امْرَأَتَانِ مَعَهُمَا ابْنَاهُمَا، جَاءَ الذِّئْبُ فَذَهَبَ بِابْنِ إِحْدَاهُمَا فَقَالَتْ لِصَاحِبَتِهَا: إِنَّمَا ذَهَبَ بِابْنِكِ. وَقَالَتِ الأُخْرَى: إِنَّمَا ذَهَبَ بِابْنِكِ. فَتَحَاكَمَتَا إِلَى دَاوُدَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ ـ فَقَضَى بِهِ لِلْكُبْرَى، فَخَرَجَتَا عَلَى سُلَيْمَانَ بْنِ دَاوُدَ - عَلَيْهِمَا السَّلاَمُ ـ فَأَخْبَرَتَاهُ فَقَالَ: ائْتُونِي بِالسِّكِّينِ أَشُقُّهُ بَيْنَهُمَا. فَقَالَتِ الصُّغْرَى: لاَ تَفْعَلْ يَرْحَمُكَ اللَّهُ. هُوَ ابْنُهَا. فَقَضَى بِهِ لِلصُّغْرَى". قَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: وَاللَّهِ إِنْ سَمِعْتُ بِالسِّكِّينِ قَطُّ إِلاَّ يَوْمَئِذٍ، وَمَا كُنَّا نَقُولُ إِلاَّ: الْمُدْيَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6769