Sahihu i Buhariut — Hadithi 6778

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Hasini, e ky e ka dëgjuar Umejr ibn Seid Nehaiun se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po qe se do të vdiste ndonjëri prej atyre që i kam ndëshkuar me ndonjë prej ndëshkimeve të përcaktuara, nuk do të mërzitesha, përveç për atë që është ndëshkuar për konsumim të alkoolit. Nëse i tilli do të vdiste, do t'ia jepja familjes së tij shpagimin e gjakut, ngaqë Pejgamberi ﷺ nuk e ka përcaktuar saktësisht ndëshkimin për të.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبُو حَصِينٍ: سَمِعْتُ عُمَيْرَ بْنَ سَعِيدٍ النَّخَعِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ عَلِيَّ بْنَ أَبِي طَالِبٍ - رضى الله عنه - قَالَ: مَا كُنْتُ لأُقِيمَ حَدًّا عَلَى أَحَدٍ فَيَمُوتَ، فَأَجِدَ فِي نَفْسِي، إِلاَّ صَاحِبَ الْخَمْرِ، فَإِنَّهُ لَوْ مَاتَ وَدَيْتُهُ، وَذَلِكَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لَمْ يَسُنَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6778