Sahihu i Buhariut — Hadithi 6798

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka zbatuar prerjen e dorës për vjedhësin e një mburoje që kishte vlerë tre dërhemë.” Këtë transmetim e fuqizon Muhamed ibn Is'haku, ndërkohë Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Abdullahu ka thënë): “... sa vlera e saj (mburojës).”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ: حَدَّثَنَا أَبُو ضَمْرَةَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ عَنْ نَافِعٍ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَطَعَ النَّبِيُّ ﷺ يَدَ سَارِقٍ فِي مِجَنٍّ ثَمَنُهُ ثَلاَثَةُ دَرَاهِمَ. تَابَعَهُ مُحَمَّدُ بْنُ إِسْحَاقَ، وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ: "قِيمَتُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6798