Musa ibn Ismaili na ka transmetuar nga Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup njerëzish nga fisi ukël, vajtën te Pejgamberi ﷺ dhe, pasi qëndruan një kohë në sufe, atyre nuk iu përshtat klima e Medinës, andaj thanë: “O i Dërguari i Allahut, na gjej qumësht të mjaftueshëm!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk di zgjidhje tjetër, përveçse të shkoni te devetë e të Dërguarit të Allahut.” Ata shkuan dhe pinë nga urina dhe qumështi i tyre, derisa u shëruan dhe shtuan peshë. Pastaj, e vranë bariun dhe i grahën kopesë (së deveve). Kur i erdhi lajmëtari Pejgamberit ﷺ, dërgoi njerëz për t'i kërkuar. Kështu, nuk kaloi kohë e gjatë nga ajo ditë dhe ia sollën. Pejgamberi ﷺ dha urdhër të merren disa gozhda, të skuqen dhe me to t'u damkosen sytë, pastaj ua preu duart e këmbët dhe nuk ua kuroi, por i hodhi në shkretëtirë, që të eteshin e të mos u jepej ujë, derisa vdiqën. Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën e vranë dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ عَنْ وُهَيْبٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمَ رَهْطٌ مِنْ عُكْلٍ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ، كَانُوا فِي الصُّفَّةِ، فَاجْتَوَوُا الْمَدِينَةَ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَبْغِنَا رِسْلاً. فَقَالَ: "مَا أَجِدُ لَكُمْ إِلاَّ أَنْ تَلْحَقُوا بِإِبِلِ رَسُولِ اللَّهِ". فَأَتَوْهَا فَشَرِبُوا مِنْ أَلْبَانِهَا وَأَبْوَالِهَا حَتَّى صَحُّوا وَسَمِنُوا، وَقَتَلُوا الرَّاعِيَ وَاسْتَاقُوا الذَّوْدَ، فَأَتَى النَّبِيَّ ﷺ الصَّرِيخُ، فَبَعَثَ الطَّلَبَ فِي آثَارِهِمْ، فَمَا تَرَجَّلَ النَّهَارُ حَتَّى أُتِيَ بِهِمْ. فَأَمَرَ بِمَسَامِيرَ فَأُحْمِيَتْ فَكَحَلَهُمْ بِهَا وَقَطَعَ أَيْدِيَهُمْ وَأَرْجُلَهُمْ، وَمَا حَسَمَهُمْ، ثُمَّ أُلْقُوا فِي الْحَرَّةِ يَسْتَسْقُونَ فَمَا سُقُوا حَتَّى مَاتُوا. قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: سَرَقُوا وَقَتَلُوا وَحَارَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ.