Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa pjesëtarë të fisit ukël, - ose ka thënë: urejna, - erdhën në Medinë. Pejgamberi ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë që milen e të pinin prej urinës dhe qumështit të tyre. Ata pinë derisa u shëruan, e në atë rast e vranë bariun, e morën kopenë e deveve dhe ia mbathën. Në mëngjes, Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë, andaj dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, nuk kaloi kohë e gjatë nga ajo ditë dhe ia sollën. Ai urdhëroi që t'u priten duart dhe këmbët, t'u damkosen sytë dhe të hidhen në vapën e shkretëtirës, që të eteshin e të mos u jepej ujë.” Ebu Kilabe thotë: “Këta ishin njerëz që vodhën, vranë, bënë kufër pas imanit (lëshuan fenë) dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضي الله عنه-: أَنَّ رَهْطًا مِنْ عُكْلٍ - أَوْ قَالَ: عُرَيْنَةَ، وَلاَ أَعْلَمُهُ إِلاَّ قَالَ: مِنْ عُكْلٍ - قَدِمُوا الْمَدِينَةَ. فَأَمَرَ لَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ بِلِقَاحٍ وَأَمَرَهُمْ أَنْ يَخْرُجُوا فَيَشْرَبُوا مِنْ أَبْوَالِهَا وَأَلْبَانِهَا. فَشَرِبُوا حَتَّى إِذَا بَرِئُوا قَتَلُوا الرَّاعِيَ وَاسْتَاقُوا النَّعَمَ. فَبَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ غُدْوَةً فَبَعَثَ الطَّلَبَ فِي إِثْرِهِمْ، فَمَا ارْتَفَعَ النَّهَارُ حَتَّى جِيءَ بِهِمْ. فَأَمَرَ بِهِمْ فَقُطِعَ أَيْدِيَهُمْ وَأَرْجُلَهُمْ وَسُمِّرَ أَعْيُنَهُمْ، فَأُلْقُوا بِالْحَرَّةِ يَسْتَسْقُونَ فَلاَ يُسْقَوْنَ. قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: هَؤُلاَءِ قَوْمٌ سَرَقُوا، وَقَتَلُوا، وَكَفَرُوا بَعْدَ إِيمَانِهِمْ، وَحَارَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ.