Sahihu i Buhariut — Hadithi 6806

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij në Ditën e Kiametit, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Tij: 1. Prijësin e drejtë; 2. Të riun, i cili rritet duke e adhuruar Allahun; 3. Personin i cili, kur e përmend Allahun vetëm, i lotojnë sytë; 4. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë; 5. Dy persona që duhen mes vete për Allahun; 6. Personin që një grua e bukur dhe me famë e fton për zina, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut"; 7. Atë që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنْ خُبَيْبِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ حَفْصِ بْنِ عَاصِمٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِي ظِلِّهِ، يَوْمَ لاَ ظِلَّ إِلاَّ ظِلُّهُ: ١. إِمَامٌ عَادِلٌ، ٢. وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ اللَّهِ، ٣. وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ فِي خَلاَءٍ فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ، ٤. وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسْجِدِ، ٥. وَرَجُلاَنِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ، ٦. وَرَجُلٌ دَعَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ إِلَى نَفْسِهَا قَالَ: إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ، ٧. وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ [بِصَدَقَةٍٍ] فَأَخْفَاهَا، حَتَّى لاَ تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا صَنَعَتْ يَمِينُهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6806