Sahihu i Buhariut — Hadithi 6808

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Davud ibn Shebibi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kam dëgjuar një hadith nga i Dërguari i Allahut ﷺ, të cilin askush pos meje s'do t'jua tregojë. E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Nuk do të ndodhë Kiameti përderisa, - ose ka thënë: Ndër shenjat e Kiametit janë: - pakësimi i diturisë, shfaqja e injorancës, konsumimi i alkoolit, shfaqja e zinasë, pakësimi i numrit të meshkujve dhe rritja e numrit të femrave aq shumë, saqë pesëdhjetë femra do të kenë vetëm një mbikëqyrës mashkull.”

Arabisht

حّدَّثَنَا دَاوُدُ بْنُ شَبِيبٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ عَنْ قَتَادَةَ: أَخْبَرَنَا أَنَسٌ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: لأُحَدِّثَنَّكُمْ حَدِيثًا لاَ يُحَدِّثُكُمُوهُ أَحَدٌ بَعْدِي: سَمِعْتُهُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "لاَ تَقُومُ السَّاعَةُ - وَإِمَّا قَالَ: مِنْ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ - أَنْ يُرْفَعَ الْعِلْمُ وَيَظْهَرَ الْجَهْلُ، وَيُشْرَبَ الْخَمْرُ، وَيَظْهَرَ الزِّنَا، وَيَقِلَّ الرِّجَالُ، وَيَكْثُرَ النِّسَاءُ، حَتَّى يَكُونَ لِلْخَمْسِينَ امْرَأَةً الْقَيِّمُ الْوَاحِدُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6808