Sahihu i Buhariut — Hadithi 6809

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka rrëfyer Is'hak ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ndodh që robi të jetë besimtar teksa bën zina, as të jetë besimtar teksa vjedh, as të jetë besimtar teksa pi alkool dhe as të jetë besimtar teksa vret dikë.” Ikrime thotë: “E pyeta Ibn Abasin: “E si shkulet imani prej tij?” Ai u përgjigj: “Në këtë formë: - i gërshetoi gishtat e tij e pastaj i nxori, - e, nëse pendohet, i kthehet në këtë formë: - i gërshetoi prapë gishtërinjtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: أَخْبَرَنَا إِسْحَاقُ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا الْفُضَيْلُ بْنُ غَزْوَانَ عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ يَزْنِي الْعَبْدُ حِينَ يَزْنِي وَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَلاَ يَسْرِقُ حِينَ يَسْرِقُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَلاَ يَشْرَبُ حِينَ يَشْرَبُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَلاَ يَقْتُلُ وَهُوَ مُؤْمِنٌ". قَالَ عِكْرِمَةُ: قُلْتُ لاِبْنِ عَبَّاسٍ: كَيْفَ يُنْزَعُ مِنْهُ الإِيمَانُ؟ قَالَ: هَكَذَا، وَشَبَّكَ بَيْنَ أَصَابِعِهِ ثُمَّ أَخْرَجَهَا. فَإِنْ تَابَ، عَادَ إِلَيْهِ هَكَذَا، وَشَبَّكَ بَيْنَ أَصَابِعِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6809