Sahihu i Buhariut — Hadithi 6811

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Sulejmani, e këta nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “Cili është mëkati më i rëndë?” Ai tha: “T'i bësh ortak Allahut, ndërsa Ai të ka krijuar.” Thashë: “Pastaj cili?” Ai tha: “Ta vrasësh fëmijën tënd, nga frika se do të ushqehet së bashku me ty.” Thashë: “Pastaj cili?” Ai tha: “Të bëhet zina me gruan e fqinjit.” Jahjai ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Vasili nga Ebu Vaili, e ky nga Abdullahu se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i Allahut...”, njëjtë. Amri ka thënë: “Këtë ia përmenda Abdurrahmanit, i cili na pat treguar nga Sufjani, e ky nga Ameshi, Mensuri dhe Vasili, nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Mejsera se ka thënë: “Lëre, lëre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَنْصُورٌ وَسُلَيْمَانُ عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ أَبِي مَيْسَرَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: قُلْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَىُّ الذَّنْبِ أَعْظَمُ؟ قَالَ: "أَنْ تَجْعَلَ لِلَّهِ نِدًّا وَهُوَ خَلَقَكَ". قُلْتُ: ثُمَّ أَىٌّ؟ قَالَ: "أَنْ تَقْتُلَ وَلَدَكَ مِنْ أَجْلِ أَنْ يَطْعَمَ مَعَكَ". قُلْتُ: ثُمَّ أَىٌّ؟ قَالَ: "أَنْ تُزَانِيَ حَلِيلَةَ جَارِكَ". قَالَ يَحْيَى: وَحَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنِي وَاصِلٌ عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مِثْلَهُ. قَالَ عَمْرٌو: فَذَكَرْتُهُ لِعَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَكَانَ حَدَّثَنَا عَنْ سُفْيَانَ عَنِ الأَعْمَشِ، وَمَنْصُورٍ، وَوَاصِلٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ عَنْ أَبِي مَيْسَرَةَ قَالَ: دَعْهُ دَعْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6811