Sahihu i Buhariut — Hadithi 6814

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një pjesëtar i fisit eslem erdhi te Pejgamberi ﷺ, i tregoi se ka bërë zina dhe dëshmoi ndaj vetvetes katër herë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ urdhëroi që të gurëzohet. Kjo, se ai ishte i martuar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ [قَالَ]: حَدَّثَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيِّ: أَنَّ رَجُلاً مِنْ أَسْلَمَ أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَحَدَّثَهُ أَنَّهُ قَدْ زَنَى. فَشَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ. فَأَمَرَ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَرُجِمَ، وَكَانَ قَدْ أُحْصِنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6814