Sahihu i Buhariut — Hadithi 6815

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, i vajti një burrë, i cili e thirri dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam bërë zina!” Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër, gjë të cilën e përsëriti katër herë. Por, kur burri në fjalë dëshmoi ndaj vetes katër herë, Pejgamberi ﷺ e thirri dhe e pyeti: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore?” - Jo, - i tha ai. - “A je i martuar?” - Po, - tha. Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha të pranishmëve: “Merreni dhe gurëzojeni!”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ وَسَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَى رَجُلٌ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ فِي الْمَسْجِدِ، فَنَادَاهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي زَنَيْتُ. فَأَعْرَضَ عَنْهُ، حَتَّى رَدَّدَ عَلَيْهِ أَرْبَعَ مَرَّاتٍ. فَلَمَّا شَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ، دَعَاهُ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "أَبِكَ جُنُونٌ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ أَحْصَنْتَ؟" قَالَ: نَعَمْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اذْهَبُوا بِهِ فَارْجُمُوهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6815