Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ibn Musejebi dhe Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, një burrë shkoi dhe i thirri: “O i Dërguari i Allahut! Kam bërë zina”, - duke aluduar në veten e tij. Por, Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër. Ai i doli përpara dhe sërish tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam bërë zina!” Por, Pejgamberi ﷺ sërish u kthye në anën tjetër. Personi në fjalë i doli sërish përpara dhe, kur dëshmoi kundër vetes për herë të katërt, Pejgamberi ﷺ iu drejtua: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore?” - Jo, o i Dërguari i Allahut, - iu përgjigj ai. - “A je i martuar?” - Po, o i Dërguari i Allahut, - tha ai. Kështu, Pejgamberi ﷺ tha: “Merreni dhe gurëzojeni atë.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ ابْنِ الْمُسَيَّبِ وَأَبِي سَلَمَةَ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَجُلٌ مِنَ النَّاسِ وَهُوَ فِي الْمَسْجِدِ، فَنَادَاهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي زَنَيْتُ - يُرِيدُ نَفْسَهُ -. فَأَعْرَضَ عَنْهُ النَّبِيُّ ﷺ، فَتَنَحَّى لِشِقِّ وَجْهِهِ الَّذِي أَعْرَضَ قِبَلَهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنِّي زَنَيْتُ. فَأَعْرَضَ عَنْهُ، فَجَاءَ لِشِقِّ وَجْهِ النَّبِيِّ ﷺ الَّذِي أَعْرَضَ عَنْهُ. فَلَمَّا شَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ دَعَاهُ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "أَبِكَ جُنُونٌ؟" قَالَ: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ: "أَحْصَنْتَ؟" قَالَ: نَعَمْ، يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "اذْهَبُوا فَارْجُمُوهُ".