{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6827",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6827",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6827",
  "text": "6827, 6828 - Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mësuar përmendsh nga goja e Zuhriut, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Teksa po rrinim te Pejgamberi ﷺ, erdhi një burrë dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun që të gjykosh mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij, që kishte dituri më shumë se i pari, u ngrit dhe tha: “Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Andaj, e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një shërbëtor. Pastaj i pyeta dijetarët, të cilët më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet nga vendi për një vit, kurse gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - u përgjigj burri. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut Lavdiplotë. Sa u përket njëqind deleve dhe shërbëtorit, duhet të të kthehen, kurse biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet një vit nga vendi. Shko, o Unejs, te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje.” Unejsi shkoi dhe, pasi ajo pranoi, e gurëzoi.” Ali ibn Abdullahu thotë: “Sufjanit i thashë se nuk e përmendi pjesën: “(Dijetarët) më treguan se biri im duhej të gurëzohej.” Ai më tha: “Jam në mëdyshje prej Zuhriut, ndoshta e kam thënë, e ndoshta kam heshtur.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ndëshkimet e përcaktuara",
    "position": 86,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/86/ndeshkimet-e-percaktuara"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6827",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: حَفِظْنَاهُ مِنْ فِي الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ: أَنَّهُ سَمِعَ أَبَا هُرَيْرَةَ وَزَيْدَ بْنَ خَالِدٍ - رضي الله عنهما - قَالاَ: كُنَّا عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: أَنْشُدُكَ اللَّهَ إِلاَّ قَضَيْتَ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَامَ خَصْمُهُ، وَكَانَ أَفْقَهَ مِنْهُ، فَقَالَ: اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ وَأْذَنْ لِي. قَالَ: \"قُلْ\". قَالَ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا، فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةِ شَاةٍ وَخَادِمٍ، ثُمَّ سَأَلْتُ رِجَالاً مِنْ أَهْلِ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي جَلْدَ مِائَةٍ وَتَغْرِيبَ عَامٍ، وَعَلَى امْرَأَتِهِ الرَّجْمَ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ جَلَّ ذِكْرُهُ: الْمِائَةُ شَاةٍ وَالْخَادِمُ رَدٌّ [عَلَيْكَ]، وَعَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ. وَاغْدُ يَا أُنَيْسُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا، فَإِنِ اعْتَرَفَتْ، فَارْجُمْهَا\". فَغَدَا عَلَيْهَا، فَاعْتَرَفَتْ، فَرَجَمَهَا. قُلْتُ لِسُفْيَانَ: لَمْ يَقُلْ: فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ. فَقَالَ: أَشُكُّ فِيهَا مِنَ الزُّهْرِيِّ، فَرُبَّمَا قُلْتُهَا وَرُبَّمَا سَكَتُّ.",
    "albanian": "6827, 6828 - Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka mësuar përmendsh nga goja e Zuhriut, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Teksa po rrinim te Pejgamberi ﷺ, erdhi një burrë dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun që të gjykosh mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij, që kishte dituri më shumë se i pari, u ngrit dhe tha: “Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Andaj, e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një shërbëtor. Pastaj i pyeta dijetarët, të cilët më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet nga vendi për një vit, kurse gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - u përgjigj burri. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut Lavdiplotë. Sa u përket njëqind deleve dhe shërbëtorit, duhet të të kthehen, kurse biri yt duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet një vit nga vendi. Shko, o Unejs, te gruaja e këtij dhe, nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje.” Unejsi shkoi dhe, pasi ajo pranoi, e gurëzoi.” Ali ibn Abdullahu thotë: “Sufjanit i thashë se nuk e përmendi pjesën: “(Dijetarët) më treguan se biri im duhej të gurëzohej.” Ai më tha: “Jam në mëdyshje prej Zuhriut, ndoshta e kam thënë, e ndoshta kam heshtur.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6827.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6827.json"
  }
}