Sahihu i Buhariut — Hadithi 6837

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

6837, 6838 - Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se Pejgamberi ﷺ u pyet rreth robëreshës së pamartuar që bën zina, e në atë rast tha: “Nëse bën zina, zbatojani dënimin. Nëse bën sërish, zbatojani dënimin. E, nëse bën zina sërish, shiteni, qoftë dhe për një litar.” Ibn Shihabi thotë: “Nuk e di a pas herës së tretë apo pas së katërtës (ka thënë që ajo të shitet).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ سُئِلَ عَنِ الأَمَةِ إِذَا زَنَتْ وَلَمْ تُحْصَنْ. قَالَ: "إِذَا زَنَتْ فَاجْلِدُوهَا، ثُمَّ إِنْ زَنَتْ فَاجْلِدُوهَا، ثُمَّ إِنْ زَنَتْ فَاجْلِدُوهَا، ثُمَّ بِيعُوهَا وَلَوْ بِضَفِيرٍ". قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: لاَ أَدْرِي بَعْدَ الثَّالِثَةِ أَوِ الرَّابِعَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6837