{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/684",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/684",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 684",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Hazim ibn Dinari se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te fisi i Amër ibn Aufit për t'i pajtuar mes vete. Në anën tjetër, kur u afrua koha e namazit, muezini i vajti Ebu Bekrit dhe e pyeti: - A të thërras ikametin e ti t'ua falësh njerëzve namazin? - Po, - tha Ebu Bekri. Duke qenë në namaz, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe kaloi nëpërmjet safave, derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin, duke u rënë shuplakave, por ai nuk shpërqendrohej prej namazit. Kur u ranë më tepër shuplakave, shikoi dhe e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ ia bëri me shenjë për të qëndruar aty ku ishte. Ebu Bekri i çoi duart dhe e falënderoi Allahun për atë që i Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi, pastaj u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe, pasi ua fali namazin, tha: - “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të rrije aty ku ishe pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Ç'është puna juaj që u bini shuplakave ashtu? Nëse dikush dyshon diçka në namaz (të imamit) , le të thotë “subhanallah”, sepse ashtu tërheq vëmendjen. Ndërkaq, rrahja e shuplakave është për gratë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ezani",
    "position": 10,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/10/ezani"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 684",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ أَبِي حَازِمِ بْنِ دِينَارٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ ذَهَبَ إِلَى بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ لِيُصْلِحَ بَيْنَهُمْ، فَحَانَتِ الصَّلاَةُ فَجَاءَ الْمُؤَذِّنُ إِلَى أَبِي بَكْرٍ. فَقَالَ: أَتُصَلِّي لِلنَّاسِ فَأُقِيمَ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَصَلَّى أَبُو بَكْرٍ، فَجَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالنَّاسُ فِي الصَّلاَةِ، فَتَخَلَّصَ حَتَّى وَقَفَ فِي الصَّفِّ، فَصَفَّقَ النَّاسُ - وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ لاَ يَلْتَفِتُ فِي صَلاَتِهِ - فَلَمَّا أَكْثَرَ النَّاسُ التَّصْفِيقَ الْتَفَتَ فَرَأَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. فَأَشَارَ إِلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنِ امْكُثْ مَكَانَكَ، فَرَفَعَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - يَدَيْهِ، فَحَمِدَ اللَّهَ عَلَى مَا أَمَرَهُ بِهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْ ذَلِكَ، ثُمَّ اسْتَأْخَرَ أَبُو بَكْرٍ حَتَّى اسْتَوَى فِي الصَّفِّ، وَتَقَدَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى، فَلَمَّا انْصَرَفَ. قَالَ: \"يَا أَبَا بَكْرٍ! مَا مَنَعَكَ أَنْ تَثْبُتَ إِذْ أَمَرْتُكَ؟\" فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: مَا كَانَ لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يُصَلِّيَ بَيْنَ يَدَىْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"مَا لِي رَأَيْتُكُمْ أَكْثَرْتُمُ التَّصْفِيقَ مَنْ رَابَهُ شَىْءٌ فِي صَلاَتِهِ فَلْيُسَبِّحْ، فَإِنَّهُ إِذَا سَبَّحَ الْتُفِتَ إِلَيْهِ، وَإِنَّمَا التَّصْفِيقُ لِلنِّسَاءِ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Hazim ibn Dinari se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te fisi i Amër ibn Aufit për t'i pajtuar mes vete. Në anën tjetër, kur u afrua koha e namazit, muezini i vajti Ebu Bekrit dhe e pyeti: - A të thërras ikametin e ti t'ua falësh njerëzve namazin? - Po, - tha Ebu Bekri. Duke qenë në namaz, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe kaloi nëpërmjet safave, derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin, duke u rënë shuplakave, por ai nuk shpërqendrohej prej namazit. Kur u ranë më tepër shuplakave, shikoi dhe e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ ia bëri me shenjë për të qëndruar aty ku ishte. Ebu Bekri i çoi duart dhe e falënderoi Allahun për atë që i Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi, pastaj u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe, pasi ua fali namazin, tha: - “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të rrije aty ku ishe pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: - “Ç'është puna juaj që u bini shuplakave ashtu? Nëse dikush dyshon diçka në namaz (të imamit) , le të thotë “subhanallah”, sepse ashtu tërheq vëmendjen. Ndërkaq, rrahja e shuplakave është për gratë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/684.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/684.json"
  }
}