Sahihu i Buhariut — Hadithi 6840

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Shejbaniu tregon se e pyeti Abdullah ibn Ebu Eufain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për çështjen e gurëzimit, i cili iu përgjigj: “Pejgamberi ﷺ e ka zbatuar gurëzimin.” - Para se të zbriste surja Nur apo pas? - e pyeta. - Nuk e di, - më tha Abdullahu. Transmetimin e Abdulvahidit e kanë fuqizuar Ali ibn Mus'hiri, Halid ibn Abdullahu, Muharibi dhe Abide ibn Humejdi, nga Shejbaniu. Disa kanë thënë: “Surja Maide”, porse transmetimi i parë është më i saktë.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا الشَّيْبَانِيُّ: سَأَلْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي أَوْفَى عَنِ الرَّجْمِ فَقَالَ: رَجَمَ النَّبِيُّ ﷺ. فَقُلْتُ: أَقَبْلَ النُّورِ أَمْ بَعْدَهُ؟ قَالَ: لاَ أَدْرِي. تَابَعَهُ عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ وَخَالِدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، وَالْمُحَارِبِيُّ، وَعَبِيدَةُ [بْنُ حُمَيْدٍ]، عَنِ الشَّيْبَانِيِّ. وَقَالَ بَعْضُهُمُ: الْمَائِدَةُ. وَالأَوَّلُ أَصَحُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6840