{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6842",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6842",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6842",
  "text": "6842, 6843 - Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Dy persona kërkuan gjykim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast njëri prej tyre tha: “Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Ndërkaq, tjetri, i cili kishte dituri më shumë sesa i pari, tha: “Po, o i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me dyqind dele dhe një robëreshë timen. Pastaj i pyeta dijetarët, e ata më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet për një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - tha beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa u përket deleve dhe robëreshës sate, duhet të të kthehen.” Pas kësaj, ai e ndëshkoi të birin e tij me njëqind goditje kamxhiku dhe e dëboi për një vit. Pastaj e urdhëroi Unejs Eslemiun të shkojë te gruaja e tjetrit dhe i tha: “Nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje!” Ajo pranoi, andaj ky e gurëzoi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ndëshkimet e përcaktuara",
    "position": 86,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/86/ndeshkimet-e-percaktuara"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6842",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ - رضي الله عنهما -: أَنَّهُمَا أَخْبَرَاهُ أَنَّ رَجُلَيْنِ اخْتَصَمَا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَ أَحَدُهُمَا: اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. وَقَالَ الآخَرُ، وَهُوَ أَفْقَهُهُمَا: أَجَلْ يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَاقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ، وَأْذَنْ لِي أَنْ أَتَكَلَّمَ. قَالَ: \"تَكَلَّمْ\". قَالَ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا عَلَى هَذَا - قَالَ مَالِكٌ: وَالْعَسِيفُ الأَجِيرُ - فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ. فَأَخْبَرُونِي إِنَّمَا عَلَى ابْنِي الرَّجْمَ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةِ شَاةٍ وَبِجَارِيَةٍ لِي. ثُمَّ إِنِّي سَأَلْتُ أَهْلَ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّمَا عَلَى ابْنِي جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَإِنَّمَا الرَّجْمُ عَلَى امْرَأَتِهِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَمَا وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ: أَمَّا غَنَمُكَ وَجَارِيَتُكَ فَرَدٌّ عَلَيْكَ\". وَجَلَدَ ابْنَهُ مِائَةً وَغَرَّبَهُ عَامًا، وَأَمَرَ أُنَيْسًا الأَسْلَمِيَّ أَنْ يَأْتِيَ امْرَأَةَ الآخَرِ: \" فَإِنِ اعْتَرَفَتْ فَارْجُمْهَا \"، فَاعْتَرَفَتْ فَرَجَمَهَا.",
    "albanian": "6842, 6843 - Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Dy persona kërkuan gjykim tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast njëri prej tyre tha: “Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut!” Ndërkaq, tjetri, i cili kishte dituri më shumë sesa i pari, tha: “Po, o i Dërguari i Allahut, gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te ky dhe ka bërë zina me gruan e tij. Më thanë se biri im duhet të dënohet me gurëzim. Andaj, e shpagova djalin tim me dyqind dele dhe një robëreshë timen. Pastaj i pyeta dijetarët, e ata më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje kamxhiku dhe të dëbohet për një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - tha beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa u përket deleve dhe robëreshës sate, duhet të të kthehen.” Pas kësaj, ai e ndëshkoi të birin e tij me njëqind goditje kamxhiku dhe e dëboi për një vit. Pastaj e urdhëroi Unejs Eslemiun të shkojë te gruaja e tjetrit dhe i tha: “Nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje!” Ajo pranoi, andaj ky e gurëzoi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6842.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6842.json"
  }
}