Sahihu i Buhariut — Hadithi 685

Ezani · Transmetuesi: Malik ibn Huvejrithi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i të rinjve vajtëm te Pejgamberi ﷺ dhe qëndruam përafërsisht njëzet net. Ai ishte i mëshirshëm, andaj na tha: “Sikur të ktheheshit në vendin tuaj dhe t'i mësonit (njerëzit) . Urdhërojini ta falin këtë namaz në këtë kohë dhe atë namaz në atë kohë. Kur të vijë koha e namazit, le ta thërrasë ezanin ndonjëri prej jush dhe le t'ju prijë në namaz më i vjetri prej jush.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ مَالِكِ بْنِ الْحُوَيْرِثِ قَالَ: قَدِمْنَا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَنَحْنُ شَبَبَةٌ، فَلَبِثْنَا عِنْدَهُ نَحْوًا مِنْ عِشْرِينَ لَيْلَةً، وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ رَحِيمًا فَقَالَ:‏ ‏"‏لَوْ رَجَعْتُمْ إِلَى بِلاَدِكُمْ فَعَلَّمْتُمُوهُمْ، مُرُوهُمْ فَلْيُصَلُّوا صَلاَةَ كَذَا فِي حِينِ كَذَا، وَصَلاَةَ كَذَا فِي حِينِ كَذَا، وَإِذَا حَضَرَتِ الصَّلاَةُ فَلْيُؤَذِّنْ لَكُمْ أَحَدُكُمْ، وَلْيَؤُمَّكُمْ أَكْبَرُكُمْ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/685