Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit (pa bërë iftar e syfyr) .” Një musliman i tha: “Porse ti e lidh, o i Dërguari i Allahut.” Ai tha: “Po cili prej jush është sikurse unë? Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” Kur ata refuzuan të ndaleshin së lidhuri agjërimin, Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin një ditë, pastaj edhe një, pastaj ata panë hënën e re, e në atë rast ai tha: “Sikur të vonohej, do t'jua shtoja”, - si qortim për ta, pasi refuzuan të ndaleshin.” Transmetimin e Ukajlit e fuqizojnë Shuajbi, Jahja ibn Seidi dhe Junusi, nga Zuhriu, ndërsa Abdurrahman ibn Halidi transmeton nga Ibn Shihabi, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: حَدَّثَنَا أَبُو سَلَمَةَ: أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْوِصَالِ. فَقَالَ لَهُ رِجَالٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ:: فَإِنَّكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، تُوَاصِلُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَيُّكُمْ مِثْلِي؟ إِنِّي أَبِيتُ يُطْعِمُنِي رَبِّي وَيَسْقِينِ". فَلَمَّا أَبَوْا أَنْ يَنْتَهُوا عَنِ الْوِصَالِ، وَاصَلَ بِهِمْ يَوْمًا ثُمَّ يَوْمًا ثُمَّ رَأَوُا الْهِلاَلَ فَقَالَ: "لَوْ تَأَخَّرَ لَزِدْتُكُمْ". كَالْمُنَكِّلِ بِهِمْ حِينَ أَبَوْا. تَابَعَهُ شُعَيْبٌ وَيَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، وَيُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ. وَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ خَالِدٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.