{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6856",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6856",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6856",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmend mallkimi reciprok mes bashkëshortëve, e në atë rast Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Ndërkohë, një pjesëtar i fisit të Asimit shkoi dhe iu ankua se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë, Asimi tha: “U sprovova me këtë për shkak të fjalëve që thashë.” Kështu, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për burrin që kishte gjetur dikë me gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse ai që akuzohej për zina me gruan e tij ishte zeshkan, këmbëtrashë dhe i shëndoshë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një burrë i pranishëm i tha Ibn Abasit: “A ka qenë kjo grua për të cilën Pejgamberi ﷺ pati thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa prova, do ta gurëzoja këtë.” ? - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ndëshkimet e përcaktuara",
    "position": 86,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/86/ndeshkimet-e-percaktuara"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6856",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمَ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: ذُكِرَ المُتَلاَعِنَانِ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ، فَقَالَ عَاصِمُ بْنُ عَدِيٍّ فِي ذَلِكَ قَوْلاً، ثُمَّ انْصَرَفَ. وَأَتَاهُ رَجُلٌ مِنْ قَوْمِهِ يَشْكُو أَنَّهُ وَجَدَ مَعَ أَهْلِهِ رَجُلًا، فَقَالَ عَاصِمٌ: مَا ابْتُلِيتُ بِهَذَا إِلاَّ لِقَوْلِي. فَذَهَبَ بِهِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَخْبَرَهُ بِالَّذِي وَجَدَ عَلَيْهِ امْرَأَتَهُ، وَكَانَ ذَلِكَ الرَّجُلُ مُصْفَرًّا، قَلِيلَ اللَّحْمِ، سَبِطَ الشَّعَرِ، وَكَانَ الَّذِي ادَّعَى عَلَيْهِ أَنَّهُ وَجَدَهُ عِنْدَ أَهْلِهِ، آدَمَ، خَدْلاً، كَثِيرَ اللَّحْمِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ \"اللَّهُمَّ بَيِّنْ!\" فَوَضَعَتْ شَبِيهًا بِالرَّجُلِ الَّذِي ذَكَرَ زَوْجُهَا أَنَّهُ وَجَدَهُ عِنْدَهَا. فَلاَعَنَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَهُمَا. فَقَالَ رَجُلٌ لاِبْنِ عَبَّاسٍ فِي الْمَجْلِسِ: هِيَ الَّتِي قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"لَوْ رَجَمْتُ أَحَدًا بِغَيْرِ بَيِّنَةٍ رَجَمْتُ هَذِهِ!\" ؟ فَقَالَ: لاَ، تِلْكَ امْرَأَةٌ كَانَتْ تُظْهِرُ فِي الإِسْلاَمِ السُّوءَ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmend mallkimi reciprok mes bashkëshortëve, e në atë rast Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Ndërkohë, një pjesëtar i fisit të Asimit shkoi dhe iu ankua se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë, Asimi tha: “U sprovova me këtë për shkak të fjalëve që thashë.” Kështu, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi për burrin që kishte gjetur dikë me gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse ai që akuzohej për zina me gruan e tij ishte zeshkan, këmbëtrashë dhe i shëndoshë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një burrë i pranishëm i tha Ibn Abasit: “A ka qenë kjo grua për të cilën Pejgamberi ﷺ pati thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa prova, do ta gurëzoja këtë.” ? - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6856.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6856.json"
  }
}