{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/6859",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/6859",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 6859",
  "text": "6859, 6860 - Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Teksa ishim te Pejgamberi ﷺ, një burrë erdhi dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun që të gjykosh mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij, i cili kishte dituri më shumë se i pari, u ngrit dhe tha: “Mirë e ka. Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas, o i Dërguari i Allahut!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te familja e këtij dhe ka bërë zina me gruan e tij. Andaj, unë e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një shërbëtor. Pastaj i pyeta dijetarët, e ata më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet nga vendi për një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - iu përgjigj burri. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa u përket njëqind deleve dhe shërbëtorit, duhet të të kthehen, kurse djali yt duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet një vit nga vendi. O Unejs, shko te gruaja e këtij dhe pyete, nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje.” Ajo pranoi, andaj ai e gurëzoi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ndëshkimet e përcaktuara",
    "position": 86,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/86/ndeshkimet-e-percaktuara"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 6859",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ وَزَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ - رضي الله عنهما - قَالاَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: أَنْشُدُكَ اللَّهَ إِلاَّ قَضَيْتَ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ. فَقَامَ خَصْمُهُ، وَكَانَ أَفْقَهَ مِنْهُ، فَقَالَ: صَدَقَ، اقْضِ بَيْنَنَا بِكِتَابِ اللَّهِ، وَأْذَنْ لِي يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"قُلْ\". فَقَالَ: إِنَّ ابْنِي كَانَ عَسِيفًا فِي أَهْلِ هَذَا، فَزَنَى بِامْرَأَتِهِ، فَافْتَدَيْتُ مِنْهُ بِمِائَةِ شَاةٍ وَخَادِمٍ. وَإِنِّي سَأَلْتُ رِجَالاً مِنْ أَهْلِ الْعِلْمِ فَأَخْبَرُونِي أَنَّ عَلَى ابْنِي جَلْدَ مِائَةٍ وَتَغْرِيبَ عَامٍ، وَأَنَّ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا الرَّجْمَ. فَقَالَ: \"وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ، لأَقْضِيَنَّ بَيْنَكُمَا بِكِتَابِ اللَّهِ: الْمِائَةُ وَالْخَادِمُ رَدٌّ عَلَيْكَ، وَعَلَى ابْنِكَ جَلْدُ مِائَةٍ وَتَغْرِيبُ عَامٍ، وَيَا أُنَيْسُ، اغْدُ عَلَى امْرَأَةِ هَذَا فَسَلْهَا، فَإِنِ اعْتَرَفَتْ فَارْجُمْهَا\". فَاعْتَرَفَتْ فَرَجَمَهَا.",
    "albanian": "6859, 6860 - Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rrëfejnë: “Teksa ishim te Pejgamberi ﷺ, një burrë erdhi dhe i tha: “Po të bëj be në Allahun që të gjykosh mes nesh sipas Librit të Allahut!” Hasmi i tij, i cili kishte dituri më shumë se i pari, u ngrit dhe tha: “Mirë e ka. Gjyko mes nesh sipas Librit të Allahut dhe më lejo të flas, o i Dërguari i Allahut!” - “Fol!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Djali im ka qenë argat te familja e këtij dhe ka bërë zina me gruan e tij. Andaj, unë e shpagova djalin tim me njëqind dele dhe një shërbëtor. Pastaj i pyeta dijetarët, e ata më thanë se biri im duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet nga vendi për një vit, ndërsa gruaja e këtij duhet të gurëzohet, - iu përgjigj burri. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se do të gjykoj mes jush sipas Librit të Allahut. Sa u përket njëqind deleve dhe shërbëtorit, duhet të të kthehen, kurse djali yt duhet të dënohet me njëqind goditje me kamxhik dhe të dëbohet një vit nga vendi. O Unejs, shko te gruaja e këtij dhe pyete, nëse pranon (se ka bërë zina) , gurëzoje.” Ajo pranoi, andaj ai e gurëzoi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6859.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/6859.json"
  }
}