{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/687",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/687",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 687",
  "text": "Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Musa ibn Ebu Aishe se Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe tregon: “Shkova tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e i thashë: “Më trego diçka rreth sëmundjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Ajo tha: “Po, patjetër. Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, - i thamë. Pastaj tha: “Ma mbushni vaskën me ujë.” Ia mbushëm dhe u la. Kur deshi të ngrihej në këmbë, i ra të fikët. Pasi u kthjell , pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. - “Ma mbushni vaskën me ujë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi u la, deshi të ngrihej, por sërish i ra të fikët. Kur u kthjell , pyeti sërish: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. - “Ma mbushni vaskën me ujë”, - tha ai. Dhe, pasi u la, sërish tentoi të ngrihej, por i ra të fikët. Kur u kthjell , pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. Ndërkohë, njerëzit ende ishin në xhami duke e pritur Pejgamberin ﷺ për namazin e jacisë. Kështu, dërgoi dikë tek Ebu Bekri që t'i thoshte për t'ua falur njerëzve namazin. Kur i erdhi lajmi, Ebu Bekri, si person i ndjeshëm që ishte, i tha Omerit: - O Omer, falua ti. - Ti je më meritor për këtë punë, - i tha Omeri. Gjatë atyre ditëve, Ebu Bekri u printe njerëzve në namaz. Një ditë, Pejgamberi ﷺ u ndie më lehtë dhe doli për namazin e drekës, me ndihmën e dy burrave, njëri prej të cilëve ishte Abasi, ndërkohë Ebu Bekri po ua falte njerëzve namazin. Kur e pa, Ebu Bekri deshi të tërhiqej mbrapa, por Pejgamberi ﷺ ia bëri me shenjë të qëndronte aty ku ishte. Përcjellësve u tha: “Më ulni pranë tij.” E ulën anash Ebu Bekrit. Ebu Bekri falej në këmbë duke e përcjellë namazin e Pejgamberit ﷺ (i cili falej) ulur, kurse njerëzit faleshin duke e përcjellë Ebu Bekrin. Ubejdullahu thotë: “Shkova tek Abdullah ibn Abasi dhe i thashë: - A të të tregoj çfarë më ka rrëfyer Aishja rreth sëmundjes së Pejgamberit ﷺ? - Tregomë, - tha Ibn Abasi. Ia tregova tërë hadithin e Aishes dhe nuk mohoi asgjë, përveçse tha: - A ta ka përmendur emrin e burrit që ishte së bashku me Abasin (që i ndihmuan Pejgamberit ﷺ për të dalë në xhami)? - Jo, - i thashë. - Ai ishte Ali ibn Ebu Talibi, - tha ai.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ezani",
    "position": 10,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/10/ezani"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 687",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ قَالَ: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ، عَنْ مُوسَى بْنِ أَبِي عَائِشَةَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ قَالَ: دَخَلْتُ عَلَى عَائِشَةَ فَقُلْتُ: أَلاَ تُحَدِّثِينِي عَنْ مَرَضِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: بَلَى، ثَقُلَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: \"أَصَلَّى النَّاسُ؟\" قُلْنَا: لاَ، هُمْ يَنْتَظِرُونَكَ. قَالَ: \"ضَعُوا لِي مَاءً فِي الْمِخْضَبِ\". قَالَتْ: فَفَعَلْنَا فَاغْتَسَلَ فَذَهَبَ لِيَنُوءَ فَأُغْمِيَ عَلَيْهِ، ثُمَّ أَفَاقَ فَقَالَ ﷺ: \"أَصَلَّى النَّاسُ؟\" قُلْنَا: لاَ، هُمْ يَنْتَظِرُونَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: \"ضَعُوا لِي مَاءً فِي الْمِخْضَبِ\". قَالَتْ: فَقَعَدَ فَاغْتَسَلَ، ثُمَّ ذَهَبَ لِيَنُوءَ فَأُغْمِيَ عَلَيْهِ، ثُمَّ أَفَاقَ فَقَالَ: \"أَصَلَّى النَّاسُ؟\" قُلْنَا: لاَ، هُمْ يَنْتَظِرُونَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَقَالَ: \"ضَعُوا لِي مَاءً فِي الْمِخْضَبِ\"، فَقَعَدَ فَاغْتَسَلَ، ثُمَّ ذَهَبَ لِيَنُوءَ فَأُغْمِيَ عَلَيْهِ، ثُمَّ أَفَاقَ فَقَالَ: \"أَصَلَّى النَّاسُ؟\" فَقُلْنَا: لاَ، هُمْ يَنْتَظِرُونَكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، - وَالنَّاسُ عُكُوفٌ فِي الْمَسْجِدِ يَنْتَظِرُونَ النَّبِيَّ عَلَيْهِ السَّلاَمُ لِصَلاَةِ الْعِشَاءِ الآخِرَةِ ـ فَأَرْسَلَ النَّبِيُّ ﷺ إِلَى أَبِي بَكْرٍ بِأَنْ يُصَلِّيَ بِالنَّاسِ، فَأَتَاهُ الرَّسُولُ فَقَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَأْمُرُكَ أَنْ تُصَلِّيَ بِالنَّاسِ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: - وَكَانَ رَجُلاً رَقِيقًا ـ. يَا عُمَرُ صَلِّ بِالنَّاسِ. فَقَالَ لَهُ عُمَرُ أَنْتَ أَحَقُّ بِذَلِكَ. فَصَلَّى أَبُو بَكْرٍ تِلْكَ الأَيَّامَ. ثُمَّ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ وَجَدَ مِنْ نَفْسِهِ خِفَّةً فَخَرَجَ بَيْنَ رَجُلَيْنِ أَحَدُهُمَا الْعَبَّاسُ لِصَلاَةِ الظُّهْرِ، وَأَبُو بَكْرٍ يُصَلِّي بِالنَّاسِ، فَلَمَّا رَآهُ أَبُو بَكْرٍ ذَهَبَ لِيَتَأَخَّرَ فَأَوْمَأَ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ بِأَنْ لاَ يَتَأَخَّرَ. قَالَ: \"أَجْلِسَانِي إِلَى جَنْبِهِ\". فَأَجْلَسَاهُ إِلَى جَنْبِ أَبِي بَكْرٍ. قَالَ: فَجَعَلَ أَبُو بَكْرٍ يُصَلِّي وَهُوَ يَأْتَمُّ بِصَلاَةِ النَّبِيِّ ﷺ وَالنَّاسُ بِصَلاَةِ أَبِي بَكْرٍ، وَالنَّبِيُّ ﷺ قَاعِدٌ. قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: فَدَخَلْتُ عَلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ فَقُلْتُ لَهُ: أَلاَ أَعْرِضُ عَلَيْكَ مَا حَدَّثَتْنِي عَائِشَةُ عَنْ مَرَضِ النَّبِيِّ ﷺ؟ قَالَ: هَاتِ. فَعَرَضْتُ عَلَيْهِ حَدِيثَهَا، فَمَا أَنْكَرَ مِنْهُ شَيْئًا، غَيْرَ أَنَّهُ. قَالَ: أَسَمَّتْ لَكَ الرَّجُلَ الَّذِي كَانَ مَعَ الْعَبَّاسِ؟ قُلْتُ: لاَ. قَالَ: هُوَ عَلِيُّ بْنِ أَبِي طَالِبِ .",
    "albanian": "Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Musa ibn Ebu Aishe se Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe tregon: “Shkova tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e i thashë: “Më trego diçka rreth sëmundjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ.” Ajo tha: “Po, patjetër. Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, - i thamë. Pastaj tha: “Ma mbushni vaskën me ujë.” Ia mbushëm dhe u la. Kur deshi të ngrihej në këmbë, i ra të fikët. Pasi u kthjell , pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. - “Ma mbushni vaskën me ujë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi u la, deshi të ngrihej, por sërish i ra të fikët. Kur u kthjell , pyeti sërish: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. - “Ma mbushni vaskën me ujë”, - tha ai. Dhe, pasi u la, sërish tentoi të ngrihej, por i ra të fikët. Kur u kthjell , pyeti: - “A janë falur njerëzit?” - Jo, po të presin ty, o i Dërguari i Allahut! - i thamë. Ndërkohë, njerëzit ende ishin në xhami duke e pritur Pejgamberin ﷺ për namazin e jacisë. Kështu, dërgoi dikë tek Ebu Bekri që t'i thoshte për t'ua falur njerëzve namazin. Kur i erdhi lajmi, Ebu Bekri, si person i ndjeshëm që ishte, i tha Omerit: - O Omer, falua ti. - Ti je më meritor për këtë punë, - i tha Omeri. Gjatë atyre ditëve, Ebu Bekri u printe njerëzve në namaz. Një ditë, Pejgamberi ﷺ u ndie më lehtë dhe doli për namazin e drekës, me ndihmën e dy burrave, njëri prej të cilëve ishte Abasi, ndërkohë Ebu Bekri po ua falte njerëzve namazin. Kur e pa, Ebu Bekri deshi të tërhiqej mbrapa, por Pejgamberi ﷺ ia bëri me shenjë të qëndronte aty ku ishte. Përcjellësve u tha: “Më ulni pranë tij.” E ulën anash Ebu Bekrit. Ebu Bekri falej në këmbë duke e përcjellë namazin e Pejgamberit ﷺ (i cili falej) ulur, kurse njerëzit faleshin duke e përcjellë Ebu Bekrin. Ubejdullahu thotë: “Shkova tek Abdullah ibn Abasi dhe i thashë: - A të të tregoj çfarë më ka rrëfyer Aishja rreth sëmundjes së Pejgamberit ﷺ? - Tregomë, - tha Ibn Abasi. Ia tregova tërë hadithin e Aishes dhe nuk mohoi asgjë, përveçse tha: - A ta ka përmendur emrin e burrit që ishte së bashku me Abasin (që i ndihmuan Pejgamberit ﷺ për të dalë në xhami)? - Jo, - i thashë. - Ai ishte Ali ibn Ebu Talibi, - tha ai.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/687.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/687.json"
  }
}