Sahihu i Buhariut — Hadithi 6870

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: t'i bëhet ortak Allahut dhe mosrespektimi i prindërve, - Shuëbe është në mëdyshje nëse ka shtuar edhe: betimi i rrejshëm.” Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe: “Mëkatet e mëdha janë: t'i bëhet ortak Allahut, betimi i rrejshëm dhe mosrespektimi i prindërve, - ose ka shtuar edhe: dhe vrasja e njeriut.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ فِرَاسٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْكَبَائِرُ: الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ". أَوْ قَالَ: "الْيَمِينُ الْغَمُوسُ". شَكَّ شُعْبَةُ. وَقَالَ مُعَاذٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: "الْكَبَائِرُ: الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَالْيَمِينُ الْغَمُوسُ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ". أَوْ قَالَ: "وَقَتْلُ النَّفْسِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6870