Sahihu i Buhariut — Hadithi 6871

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ebu Bekri se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ Mëkatet e mëdha janë...” Amri na ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Ibn Ebu Bekri se Enesi transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mëkatet më të mëdha janë: të bërët ortak Allahut, vrasja e njeriut, mosrespektimi i prindërve dhe fjala e rrejshme, - ose ka thënë: dhe dëshmia e rrejshme.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي بَكْرٍ: سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "الْكَبَائِرُ". وَحَدَّثَنَا عَمْرٌو: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنِ ابْنِ أَبِي بَكْرٍ عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "أَكْبَرُ الْكَبَائِرِ: الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ وَقَتْلُ النَّفْسِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ، وَقَوْلُ الزُّورِ". أَوْ قَالَ: "وَشَهَادَةُ الزُّورِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6871