Sahihu i Buhariut — Hadithi 6875

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Abdurrahman ibn Mubareku na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi dhe Junusi, e këta të dy nga Haseni se Ahnef ibn Kajsi tregon: “Teksa po shkoja ta ndihmoja këtë njeri (Aliun), e takova Ebu Bekreten (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “Ku po shkon?” I thashë: “Ta ndihmoj këtë njeri.” Më tha: “Kthehu, se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur dy muslimanë ndeshen me shpatat e tyre, vrasësi dhe i vrari do të jenë në Zjarr.” E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, për vrasësin po kuptohet, po çfarë është puna e të vrarit?” Më tha: “Edhe ai ishte i vendosur për ta vrarë vëllanë e vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ الْمُبَارَكِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، وَيُونُسُ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنِ الأَحْنَفِ [بْنِ قَيْسٍ] قَالَ: ذَهَبْتُ لأَنْصُرَ هَذَا الرَّجُلَ، فَلَقِيَنِي أَبُو بَكْرَةَ فَقَالَ: أَيْنَ تُرِيدُ؟ قُلْتُ: أَنْصُرُ هَذَا الرَّجُلَ. قَالَ: ارْجِعْ فَإِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "إِذَا الْتَقَى الْمُسْلِمَانِ بِسَيْفَيْهِمَا فَالْقَاتِلُ وَالْمَقْتُولُ فِي النَّارِ". قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا الْقَاتِلُ فَمَا بَالُ الْمَقْتُولِ؟ قَالَ: "إِنَّهُ كَانَ حَرِيصًا عَلَى قَتْلِ صَاحِبِهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6875