Sahihu i Buhariut — Hadithi 6878

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet të derdhet gjaku i muslimanit që dëshmon se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, përpos në tri raste: 1. Njeriu (vritet) për njeriun, 2. I martuari zinaqar dhe 3. Ai që e braktis fenë duke e lënë xhematin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مُرَّةَ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ يَحِلُّ دَمُ امْرِئٍ مُسْلِمٍ يَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلاَّ بِإِحْدَى ثَلاَثٍ: ١. النَّفْسُ بِالنَّفْسِ، ٢. وَالثَّيِّبُ الزَّانِي، ٣. وَالْمَارِقُ مِنَ الدِّينِ التَّارِكُ الْجَمَاعَةَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6878