Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njerëzit më të urryer tek Allahu janë tre: 1. Ai që bën padrejtësi në Harem, 2. Ai që në Islam kërkon të gjykohet me rregullat paraislame dhe 3. Ai që këmbëngul padrejtësisht në gjakun e dikujt, vetëm për të derdhur gjakun e të akuzuarit.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي حُسَيْنٍ: حَدَّثَنَا نَافِعُ بْنُ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "أَبْغَضُ النَّاسِ إِلَى اللَّهِ ثَلاَثَةٌ: ١. مُلْحِدٌ فِي الْحَرَمِ، ٢. وَمُبْتَغٍ فِي الإِسْلاَمِ سُنَّةَ الْجَاهِلِيَّةِ، ٣. وَمُطَّلِبُ دَمِ امْرِئٍ بِغَيْرِ حَقٍّ لِيُهَرِيقَ دَمَهُ " .