Sahihu i Buhariut — Hadithi 6883

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ferve na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij, e ky nga Aishja: Pasi që idhujtarët u mposhtën ditën e Uhudit... [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervan Jahja ibn Ebu Zekerija, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, Iblisi klithi ndër njerëz: “O robër të Allahut! Mbrapa jush!” Kështu, ata që ishin përpara, u kthyen mbrapa dhe vranë Jemanin (gabimisht). Rrjedhimisht, Hudhejfe thirri: “Babai im! Babai im!” Por, ata tanimë e kishin vrarë. Më pas, Hudhejfe tha: “Allahu ju faltë!” Njëri nga transmetuesit thotë: “Disa prej tyre u shpartalluan, saqë ikën në Taif.”

Arabisht

حَدَّثَنَا فَرْوَةُ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْهِرٍ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ: هُزِمَ الْمُشْرِكُونَ يَوْمَ أُحُدٍ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا أَبُو مَرْوَانَ، يَحْيَى بْنُ أَبِي زَكَرِيَّا عَنْ هِشَامٍ، عَنْ عُرْوَةَ، ​​​​​​​ عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: صَرَخَ إِبْلِيسُ يَوْمَ أُحُدٍ فِي النَّاسِ: يَا عِبَادَ اللَّهِ أُخْرَاكُمْ. فَرَجَعَتْ أُولاَهُمْ عَلَى أُخْرَاهُمْ حَتَّى قَتَلُوا الْيَمَانَ فَقَالَ حُذَيْفَةُ: أَبِي أَبِي. فَقَتَلُوهُ، فَقَالَ حُذَيْفَةُ: غَفَرَ اللَّهُ لَكُمْ. قَالَ: وَقَدْ كَانَ انْهَزَمَ مِنْهُمْ قَوْمٌ حَتَّى لَحِقُوا بِالطَّائِفِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6883