Sahihu i Buhariut — Hadithi 6884

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon për një hebre, i cili ia kishte shtypur kokën një robëreshe mes dy gurësh. Atëherë, e pyetën robëreshën: “Kush ta bëri këtë? Filani? Filani?” Sapo përmendën emrin e hebreut, ajo pohoi me kokë. Kështu, e morën hebreun dhe, nuk kaloi shumë kohë, ai pranoi (që e kishte kryer krimin). Kështu, Pejgamberi ﷺ urdhëroi t'i shtypej koka me gurë (edhe këtij).” Hemami ka thënë: “... me dy gurë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا حَبَّانُ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ أَنَّ يَهُودِيًّا رَضَّ رَأْسَ جَارِيَةٍ بَيْنَ حَجَرَيْنِ، فَقِيلَ لَهَا: مَنْ فَعَلَ بِكِ هَذَا أَفُلاَنٌ؟ أَفُلاَنٌ؟ حَتَّى سُمِّيَ الْيَهُودِيُّ فَأَوْمَأَتْ بِرَأْسِهَا، فَجِيءَ بِالْيَهُودِيِّ فَاعْتَرَفَ، فَأَمَرَ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ فَرُضَّ رَأْسُهُ بِالْحِجَارَةِ. وَقَدْ قَالَ هَمَّامٌ: بِحَجَرَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6884