{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/689",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/689",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 689",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në një kalë, nga i cili u rrëzua dhe vrau anën e djathtë të trupit. Andaj, një prej namazeve e fali ulur, e ulur u falëm edhe ne. Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: kur të falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd\"; nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë, e, nëse falet ulur, edhe ju të gjithë faluni ulur.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Humejdiu ka thënë: “Fjala e Pejgamberit ﷺ: “... nëse falet ulur, edhe ju faluni ulur” është thënë në periudhat e mëhershme. Ndërkaq, në periudhën e fundit të jetës, kur Pejgamberi ﷺ falej ulur, njerëzit faleshin në këmbë dhe nuk i urdhëronte të uleshin. Së këndejmi, dispozitat duhen marrë prej fjalëve dhe veprimeve më të fundit të Pejgamberit ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ezani",
    "position": 10,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/10/ezani"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 689",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ رَكِبَ فَرَسًا فَصُرِعَ عَنْهُ، فَجُحِشَ شِقُّهُ الأَيْمَنُ، فَصَلَّى صَلاَةً مِنَ الصَّلَوَاتِ وَهُوَ قَاعِدٌ، فَصَلَّيْنَا وَرَاءَهُ قُعُودًا، فَلَمَّا انْصَرَفَ قَالَ: ‏ ‏\"‏إِنَّمَا جُعِلَ الإِمَامُ لِيُؤْتَمَّ بِهِ، فَإِذَا صَلَّى قَائِمًا فَصَلُّوا قِيَامًا، فَإِذَا رَكَعَ فَارْكَعُوا، وَإِذَا رَفَعَ فَارْفَعُوا، وَإِذَا قَالَ: سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ‏.‏ فَقُولُوا: رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ‏.‏ وَإِذَا صَلَّى قَائِمًا فَصَلُّوا قِيَامًا، وَإِذَا صَلَّى جَالِسًا فَصَلُّوا جُلُوسًا أَجْمَعُونَ‏\"‏‏‏.‏‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: قَالَ الْحُمَيْدِيُّ قَوْلُهُ: ‏\"‏‏إِذَا صَلَّى جَالِسًا فَصَلُّوا جُلُوسًا‏\"‏‏‏.‏‏ هُوَ فِي مَرَضِهِ الْقَدِيمِ، ثُمَّ صَلَّى بَعْدَ ذَلِكَ النَّبِيُّ ﷺ جَالِسًا وَالنَّاسُ خَلْفَهُ قِيَامًا، لَمْ يَأْمُرْهُمْ بِالْقُعُودِ، وَإِنَّمَا يُؤْخَذُ بِالآخِرِ فَالآخِرِ مِنْ فِعْلِ النَّبِيِّ ﷺ‏.‏",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në një kalë, nga i cili u rrëzua dhe vrau anën e djathtë të trupit. Andaj, një prej namazeve e fali ulur, e ulur u falëm edhe ne. Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: kur të falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd\"; nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë, e, nëse falet ulur, edhe ju të gjithë faluni ulur.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Humejdiu ka thënë: “Fjala e Pejgamberit ﷺ: “... nëse falet ulur, edhe ju faluni ulur” është thënë në periudhat e mëhershme. Ndërkaq, në periudhën e fundit të jetës, kur Pejgamberi ﷺ falej ulur, njerëzit faleshin në këmbë dhe nuk i urdhëronte të uleshin. Së këndejmi, dispozitat duhen marrë prej fjalëve dhe veprimeve më të fundit të Pejgamberit ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/689.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/689.json"
  }
}