Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë rrugës me Pejgamberin ﷺ për në Hajber, dikush tha: “O Amir, a po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Kështu, ai filloi të recitojë poezi. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Kush është ky ngasës?” - Amiri, - i thanë. - “Allahu e mëshiroftë!” - tha Pejgamberi ﷺ. Dikush tha: “O Pejgamber i Allahut, sikur të kënaqeshim edhe pak me të?” Amiri u vra në mëngjesin e asaj nate. Disa thanë: “Amirit i janë shkatërruar veprat, se e vrau veten!” Kështu, unë i lashë ata duke thënë se Amirit i janë shkatërruar veprat, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O Pejgamber i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Ata po pretendojnë se Amirit i janë shkatërruar veprat!” - “Ka gënjyer kush thotë ashtu. Në të vërtetë, ai ka dy shpërblime: ka qenë i zellshëm dhe luftëtar. E kush nga të vrarët mund t'ia kalojë atij?! - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ إِلَى خَيْبَرَ فَقَالَ رَجُلٌ مِنْهُمْ: أَسْمِعْنَا يَا عَامِرُ مِنْ هُنَيْهَاتِكَ. فَحَدَا بِهِمْ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنِ السَّائِقُ؟" قَالُوا: عَامِرٌ. فَقَالَ: "رَحِمَهُ اللَّهُ". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلاَّ أَمْتَعْتَنَا بِهِ؟ فَأُصِيبَ صَبِيحَةَ لَيْلَتِهِ فَقَالَ الْقَوْمُ: حَبِطَ عَمَلُهُ، قَتَلَ نَفْسَهُ. فَلَمَّا رَجَعْتُ وَهُمْ يَتَحَدَّثُونَ أَنَّ عَامِرًا حَبِطَ عَمَلُهُ، فَجِئْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقُلْتُ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ فِدَاكَ أَبِي وَأُمِّي، زَعَمُوا أَنَّ عَامِرًا حَبِطَ عَمَلُهُ. فَقَالَ: "كَذَبَ مَنْ قَالَهَا، إِنَّ لَهُ لَأَجْرَيْنِ اثْنَيْنِ: إِنَّهُ لَجَاهِدٌ مُجَاهِدٌ، وَأَىُّ قَتْلٍ يَزِيدُهُ عَلَيْهِ؟!"