Sahihu i Buhariut — Hadithi 6900

Shpagimi i gjaqeve · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një njeri zuri të shikonte (përmes një vrime) në njërën nga shtëpitë e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u drejtua nga ai me një majë shigjete, - ose ka thënë: me disa maja shigjetash, - duke i shkuar fshehurazi për ta goditur (në sy).”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً، اطَّلَعَ مِنْ حُجْرٍ فِي بَعْضِ حُجَرِ النَّبِيِّ ﷺ فَقَامَ إِلَيْهِ بِمِشْقَصٍ أَوْ بِمَشَاقِصَ وَجَعَلَ يَخْتِلُهُ لِيَطْعُنَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6900