Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Mutarrifi, e ky e ka dëgjuar Shabiun se Ebu Xhuhajfe tregon se e ka pyetur Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ) krahas Librit të Allahut?” E tjetër herë ka thënë: “Diçka që nuk e kanë njerëzit?” Ai iu përgjigj: “Betohem në Atë që e bën farën të mbijë dhe që ka krijuar njerëzimin se nuk kemi diçka tjetër përveç asaj që është në Kuran, ose të kuptuarit e Kuranit që i jepet ndokujt, si dhe përmbajtjes së kësaj fletushke.” - Po çfarë ka në këtë fletushkë? - e pyeta. - Rregullat se kur farefisi i dorasit obligohen të shpaguajnë gjakun, lirimi i robit dhe norma se muslimani nuk mbytet për jobesimtarin, - m'u përgjigj Aliu.”
حَدَّثَنَا صَدَقَةُ بْنُ الْفَضْلِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ: حَدَّثَنَا مُطَرِّفٌ: سَمِعْتُ الشَّعْبِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا جُحَيْفَةَ قَالَ: سَأَلْتُ عَلِيًّا - رضى الله عنه -: هَلْ عِنْدَكُمْ شَىْءٌ مَا لَيْسَ فِي الْقُرْآنِ؟ وَقَالَ مَرَّةً: مَا لَيْسَ عِنْدَ النَّاسِ؟ فَقَالَ: وَالَّذِي فَلَقَ الْحَبَّ وَبَرَأَ النَّسَمَةَ مَا عِنْدَنَا إِلاَّ مَا فِي الْقُرْآنِ، إِلاَّ فَهْمًا يُعْطَى رَجُلٌ فِي كِتَابِهِ، وَمَا فِي الصَّحِيفَةِ. قُلْتُ: وَمَا فِي الصَّحِيفَةِ؟ قَالَ: الْعَقْلُ، وَفِكَاكُ الأَسِيرِ، وَأَنْ لاَ يُقْتَلَ مُسْلِمٌ بِكَافِرٍ.