Sahihu i Buhariut — Hadithi 6920

Kërkimi i pendimit nga felëshuesit dhe refuzuesit, si dhe lufta kundër tyre · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Muhamed ibn Husejn ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shejbani, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, cilat janë mëkatet e mëdha?” - “T'i bëhet ortak Allahut”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cili? - “Pastaj, mosrespektimi i prindërve.” - Pastaj? - “Betimi i rrejshëm.” Firasi e pyeti Shabiun: “Çfarë nënkupton betimi i rrejshëm?” - Ai që, me gënjeshtra, ia rrëmben pasurinë muslimanit, - tha Shabiu.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْحُسَيْنِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا شَيْبَانُ، عَنْ فِرَاسٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - قَالَ: جَاءَ أَعْرَابِيٌّ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا الْكَبَائِرُ؟ قَالَ: "الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ". قَالَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: "ثُمَّ عُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ". قَالَ: ثُمَّ مَاذَا؟ قَالَ: "الْيَمِينُ الْغَمُوسُ". قُلْتُ: وَمَا الْيَمِينُ الْغَمُوسُ؟ قَالَ: "الَّذِي يَقْتَطِعُ مَالَ امْرِئٍ مُسْلِمٍ هُوَ فِيهَا كَاذِبٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6920